TRT e fillon sezonin me produksione të reja

Drejtori i përgjithshëm i Koorporatës së Radiotelevizionit të Turqisë (TRT), Ibrahim Eren bëri të ditur se TRT-ja gjatë këtij sezoni para shikuesve do të dalë me produksione të reja, të cilat jo vetëm që do të shikohen, por do të lënë edhe gjurmë.

1494586
TRT e fillon sezonin me produksione të reja

Kreu i bordit dhe drejtori i përgjithshëm i Koorporatës së Radiotelevizionit të Turqisë (TRT), Ibrahim Eren bëri të ditur se TRT-ja gjatë këtij sezoni para shikuesve do të dalë me produksione të reja, të cilat jo vetëm që do të shikohen, por do të lënë edhe gjurmë.

Eren bëri vlerësime për korrespondentin e Agjencisë së Lajmeve Anadolli (AA) për periudhën e re të transmetimit, ndërsa dha informacione në lidhje me produksionet e reja që do të takohen me audiencën.

Eren deklaroi se ndërsa prodhonin përmbajtje të reja për audiencën dhe dëgjuesit gjatë pandemisë së llojit të ri të koronavirusit (COVID-19), ata planifikuan edhe atë që mund të bëjnë për periudhën e re të transmetimit.

Duke vënë në dukje se TRT-ja këtë sezon vjen me produksione të reja që jo vetëm që do të shikohen, por që do të lënë edhe gjurmë, Ibrahim Eren tha: “Këtë sezon, ne do të riprodhojmë seritë historike që shikuesit tanë presin dhe u mungojnë. Serialet historike televizive kanë një audiencë dhe pritje të madhe në TRT. Ka një pritje të madhe edhe në Turqi edhe në botë. Ne këtë sezon rikthehemi me serialet tona. Kemi seriale televizive, për të cilat kemi punuar për një kohë të gjatë, në të cilat janë përfshirë aktorët dhe regjisorët tanë të nderuar. E para nga këto është 'Zgjimi i Selxhukasve të Mëdhenj'. Në këtë serial, përveç audiencës së synuar që kemi arritur me 'Zgjimin Ertugrul' deri më sot, ne do të shpjegojmë gjithashtu pallatin e Selxhukasve të Mëdhenj dhe civilizimit që ai krijoi”.

Ai tha se në janar do të fillojë transmetimi i serialit “Barbaros”, Ibrahim Eren vijoi me këto fjalë: “Historia jonë detare nuk është e re, ajo ka një të kaluar me shekuj. Barbaros Hayrettin Pashai dhe Oruç Reisi janë dy personazhe kryesore të kësaj historie. Të dy personazhet tanë janë protagonistë të një epoke kur Mesdheu u bë një liqen turk. Ky do të jetë një prodhim, ku me Barbarosin paralelisht me ditët e sotme dhe ngjashëm me Atdheun e Kaltër, do t’i ndjekim heronjtë tanë”.



Lajme të ngjashme