Turqia, destinacioni më i preferuar i britanikëve për pushim

Sipas të dhënave të paraqitura nga “TravelSupermarket” në një krahasim të paketave të pushimeve, 30 për qind të kërkimeve të bëra në shtator dhe tetor Turqinë e tregojnë si destinacion të preferuar për pushime.

1493334
Turqia, destinacioni më i preferuar i britanikëve për pushim

Turqia u bë destinacioni i ri i preferuar i britanikëve gjatë periudhës së pushimeve.

Sipas të dhënave të paraqitura nga “TravelSupermarket” në një krahasim të paketave të pushimeve, 30 për qind të kërkimeve të bëra në shtator dhe tetor Turqinë e tregojnë si destinacion të preferuar për pushime.

Antalie dhe rrethinat e saj (Alanya, Lara, Belek, Kas, Kemer, Kalkan, Side, Beldibi), Dalaman dhe rrethinat e tij (Marmaris, Oludeniz, Içmeler, Fethiye, Turunç) dhe Stambolli renditen në 3 më të mirët në hulumtimet e kryera në sit.

Këto vende në Turqi pasohen nga ishujt grekë të Korfuzit dhe Rodosit dhe nga kryeqyteti i Italisë Roma dhe ishulli i Qipros.

Në rritjen prej 8 për qind ndikoi edhe gjendja më e mirë e Turqisë në epideminë e COVID-19 dhe përfshirja e saj në listën e vendeve të përjashtuara nga karantina në Angli.

Emma Coulthurst nga “TravelSupermarket”, e cila u prononcua për gazetën “Express”, tha se Turqia ka fituar popullaritet për shkak të klimës dhe mungesës së kufizimeve për turistët që hyjnë në vend.

 


Lajme të ngjashme