Mbyllet “Podiumi i Punimeve Ndërkulturore të Fetullah Gylenit” në Universitetin Katolik në Belgjikë

Turqia deklaroi se është e kënaqur për mbylljen e “Podiumit të Punimeve Ndërkulturore të Fetullah Gylenit” në një universitet të Belgjikës.

1489266

Në deklaratën e zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Hami Aksoy i jepet përgjigje një pyetjeje në lidhje me moszgjatjen e marrëveshjes për podiumin që mbart emrin e kreut të organizatës terroriste gyleniste (FETO) në Universitetin Katolik “Leuven”, që ishte hapur në vitin 2010 me mbështetjen e institucioneve të varura nga FETO.

“Moszgjatja e marrëveshjes, si rrjedhojë e vlerësimeve të bëra sipas rregullores së vetë universitetit është pritur me kënaqësi”, shkruhet në deklaratë.

Universiteti kishte deklaruar se ky vendim ishte marrë pasi aktivitetet e zhvilluara tashmë nuk tërheqin shumë interes dhe pëlqimin e pjesëmarrësve për këtë arsye marrëveshja me institucionet financuese nuk do të zgjatet.   

Lajme të ngjashme