A e dini se Pallati Topkapi është një prej pallat-muzeve më të mëdha në botë?

Pallati Topkapi, që filloi të ndërtohet në vitin 1460 me urdhrin e Fatih Sulltan Mehmetit (Sulltan Mehmet II) pas ngadhënjimit të Stambollit, përfundoi në vitin 1478.

1486135
A e dini se Pallati Topkapi është një prej pallat-muzeve më të mëdha në botë?

A e dini se Pallati Topkapi është një prej pallat-muzeve më të mëdhenj në botë?

Pallati Topkapi filloi të ndërtohet në vitin 1460 me urdhrin e Fatih Sulltan Mehmetit (Sulltan Mehmet II) pas ngadhënjimit të Stambollit dhe përfundoi në vitin 1478. Pallati ndodhet në gadishullin historik të Stambollit mes Detit Marmara, Ngushticës së Stambollit (Bosfor) dhe Haliçit (Briri i Artë) dhe ai jo vetëm që ka qenë qendra administrative, arsimore dhe artistike e Perandorisë Osmane për rreth 400 vjet, por njëherësh ka qenë edhe shtëpia e sulltanëve.

Në fillim të viteve 1850, pasi pallati aktual ishte i pamjaftueshëm për të siguruar nevojat e protokollit shtetëror të shekullit të 19-të, u ndërtuar Pallati Dolmabahçe dhe pas një kohe jeta dhe qendra administrative e dinastisë u transferua plotësisht në Dolmabahçe.

Pas heqjes së monarkisë osmane në vitin 1922, me direktivën e Mustafa Kemal Atatürk, më 3 prill 1924 Pallati Topkapi u kthye në muze dhe ai ka veçorinë e muzeut të parë të Republikës së Turqisë.

Me arkitekturën, koleksionet dhe rreth 300 mijë dokumente arkivore Pallati Topkapi është një prej pallat-muzeve më të mëdha në botë.



Lajme të ngjashme