A e dini si përgatitet dhe shërbehet çaji turk?

Çaji që zotëron një të kaluar 5000-vjeçare, edhe pse ka hyrë vonë në jetën e turqve, ka krijuar një kulturë më vete në shoqërinë turke.

1469077
A e dini si përgatitet dhe shërbehet çaji turk?

A e dini se “Çaj turk” nënkupton përgatitjen dhe servirjen e çajit sipas traditës turke?

Çaji që zotëron një të kaluar 5000-vjeçare, edhe pse ka hyrë vonë në jetën e turqve, ka krijuar një kulturë më vete në shoqërinë turke. Në Turqi kultivohet një lloj i çajit të zi në pjesën lindore të Detit të Zi dhe kufijtë e rrethit Rize dhe ndër popull quhet çaji turk. Por shprehja “çaji turk” përdoret më shumë për mënyrën e veçantë se si përgatitet (zihet/përvëlohet) dhe shërbehet çaji.

Pavarësisht se në ditët tona ka çaje dhe metoda të ndryshme përgatitjeje, çaji i llojit turk përvëlohet duke u lënë që të kullojë pluhuri i pjekur i çajit të zi dhe shërbehet në gota të vogla prej xhami të cilat kanë një formë të veçantë që e quajnë “belhollë”.

Për përgatitjen e çajit në mënyrën turke përdoren dy pjesë të çajnikut që vihen sipër njëri-tjetrit. Ndërkohë që në pjesën e poshtme zihet uji, pjesa e sipërme ngrohet me avullin që lëshon uji. Në pjesën e sipërme të çajnikut vendoset pluhuri i çajit të zi dhe një pjesë e ujit të zier pa humbur oksigjenin derdhet mbi çaj. Në mënyrë që çaji të përvëlohet çajniku zien edhe për        10 minuta. Shërbimi i çajit bëhet duke mbushur gotën me çajin e përvëluar dhe duke e ekuilibruar sipas dëshirës me ujin që ndodhet në pjesën e poshtme të çajnikut. Për ata që duan një çaj më të çelur shtohet ujë nga çajniku, kurse për ata që e pinë me sheqer, mund ta shtojnë atë individualisht në gotë.         

Në Turqi, që është një nga tregjet më të mëdha të çajit në botë, konsumi i çajit të zi është një pjesë e pandarë e mënyrës së jetesës dhe kulturës turke. Në të njëjtën kohë kultura e çajit është një prej simboleve më të rëndësishme të bashkëjetesës dhe mirëpritjes.

 


Lajme të ngjashme