A e dini se muzeu i parë privat etnografik në Turqi ndodhet në malin Kazdaglari?

Në fshatin Tahtakuslar të nënprefekturës Edremit të Balikesirit ndodhet muzeu i parë privat etnografik.

1467228
A e dini se muzeu i parë privat etnografik në Turqi ndodhet në malin Kazdaglari?
Tahtakuslar Etnografya Muzesi 1.jpg
Tahtakuslar Etnografya Muzesi 2.jpg

A e dini se muzeu i parë privat etnografik në Turqi ndodhet në malin Kazdaglari?

Në fshatin Tahtakuslar të nënprefekturës EdremitBalikesirit ndodhet muzeu i parë privat etnografik. Në muzeu që Alibey Kurdar, një mësues i lindur në fshatin Tahtakuslar, e ka themeluar për t’u mos u harruar kultura turkmene është ekspozuar trashëgimia kuluturore e turkmenëve Tahtaci nga Azia Qendrore.

Këto përfshijnë një çadër të përdorur nga turkmenët, gjësende shtëpiake të përdorura në të kaluarën, rroba turkmene, çanta parash, shalle dhe qilima. Në njërën nga dhomat brenda muzeut ndodhet edhe një galeri arti, ku ekspozohen veprat e posaçme.

Pjesa më interesante e muzeut është breshka e detit e mbushur më e madhja në botë. Në fakt breshka, e cila jetonte në bregdetin e Amerikës Jugore, gabimisht erdhi në bregdetin e Egjeut, ku u kap në rrjetin e peshkatarëve, ndërsa vdiq në vitin 1997.

Breshka e detit, e cila peshon 360 kg dhe është e gjatë 197 cm, çdo vit rinovohet me një substancë të veçantë në mënyrë që të mos prishet. Një breshkë tjetër deti 105-vjeçare, e cila u plagos nga helika e një anijeje, gjithashtu ekspozohet pranë breshkës së madhe.  



Lajme të ngjashme