Delegacioni amerikan vizitoi Xhaminë e Madhe të Shën-Sofisë

Një delegacion amerikan i kryesuar nga ambasadori David Satterfield ka vizituar sot pasdreke Xhaminë e Shenjtë të Madhe të Shën-Sofisë, e cila më 24 korrik u rihap për adhurim.

1464149
Delegacioni amerikan vizitoi Xhaminë e Madhe të Shën-Sofisë

 

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Ankara, David Satterfield bashkë me familjen, Konsullja e Përgjithshme amerikane në Stamboll, Daria Darnell dhe punonjës të ambasadës vizituan Xhaminë e Shenjtë të Madhe të Shën-Sofisë (Ayasofya-i Kebir Cami-i Şerifi).

Në Xhaminë e Madhe të Shën-Sofisë delegacioni amerikan erdhi rreth orës 15.00 dhe gjatë vizitës në xhami u shoqërua nga drejtori i Kulturës dhe Turizmit në Stamboll, Xhoshkun Jëllmaz (Coşkun Yılmaz) dhe kryeimami i xhamisë, prof. dr. Mehmet Bojnukallën (Boynukalın).

Delegacioni hyri në xhami nga porta që përdoret për turistët dhe pasi qëndroi 45 minuta u largua.

Pastaj delegacioni bëri një vizitë edhe në Xhaminë e Rustem Pashës.



Lajme të ngjashme