Epopeja e 15 Korrikut shëtit rrugët më të frekuentuara të Amerikës

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në 4-vjetorin e tentativës për grushtshteti kamionët reklamues me sipërfaqe digjitale dhe avionët me pankarta, shëtitën përgjatë gjithë ditës në shtete të ndryshme të vendit për të shpjeguar të vërtetat mbi FETO-n.

1455246
Epopeja e 15 Korrikut shëtit rrugët më të frekuentuara të Amerikës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në 4-vjetorin e tentativës për grushtshteti më 15 korrik 2016 nga ana e organizatës terroriste gyleniste (FETO), kamionët reklamues me sipërfaqe digjitale dhe avionët me pankarta, shëtitën përgjatë gjithë ditës në shtete të ndryshme të vendit për të shpjeguar të vërtetat mbi FETO-n.

Organizimi i zhvilluar me nismën e Komitetit Orientues Kombëtar Turko-Amerikan(TASC) me seli në SHBA kishte në fokus tentativën për grushtshteti më 15 korrik të kamionëve dhe avionëve reklamues.

Kamionët ku shkruhej “15 Korriku, Fitorja e Demokracisë Turke” dhe “Fitorja e Popullit Turk” shëtitën përgjatë gjithë ditës në rrugët më të frekuentuara nga Nju-Jorku në Manhattan e Bruklin, rajonin e Kuins dhe përreth fermës në Pensilvani.

Kurse avionët që mbanin të shkruar pankartat “Ndaloni terroristin FETO” fluturuan përgjatë gjithë ditës në të njëjtat rajone.  



Lajme të ngjashme