Xhamia e Pazarit në Gjirokastër, tashmë pjesë e turizmit pas rikonstruksionit të kryer nga TIKA

Xhamia e Pazarit të Gjirokastrës, e ndërtuar në vitet 1754-1755, pas restaurimit nga agjencia turke TIKA është kthyer në referencë kyçe të itinerarit turistik në qytetin e gurtë.

1454588
Xhamia e Pazarit në Gjirokastër, tashmë pjesë e turizmit pas rikonstruksionit të kryer nga TIKA
Tika_Arnavutluk_Ergiri Pazar Camisi_2.jpg
Arnavutluk Berat şehri_UNESCO.jpg
TİKA_Arnavutluk Berat Halveti Tekkesi_2.jpg
TİKA_Arnavutluk Berat Halveti Tekkesi_3.jpg
TİKA_Arnavutluk Berat Hünkar Camii.jpg
Foto 3, Gjirokaster.jpg

Xhamia e Pazarit të Gjirokastrës e ndërtuar në vitin 1754-1755, pas rikonstruksionit të kryer nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim-TIKA për të nxjerrë në dritë vlerat e saj kulturore e artistike është kthyer në referencë kyçe të itinerarit turistik në qytetin e gurtë.

 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar me pamje nga kjo xhami, punimet për restaurimin e të cilës përfshinë çatinë, tamburin dhe kupolën. Po ashtu punime u kryen edhe tek konsolidimi i themeleve, muratura, restaurimi i sallës së lutjeve, i pikturës murale.

Mirëmëngjesi dhe me këtë rilindje të një monumenti të shkëlqyer kulture në Gjirokastrën që rilind dita – ditës, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama në rrjetet e tija zyrtare të medias sociale.

Xhamia e Pazarit, e quajtur ndryshe nga Evlia Çelebiu, diplomat dhe kronikan i Perandorisë Osmane si xhamia e Memi Beut, pas dekadash lënie në rrënim ka nxjerrë në dritë vlerat e saj kulturore e artistike duke u kthyer në referencë kyçe të itinerarit turistik në qytetin e gurtë.

Evlia Çelebiu e vizitoi Gjirokastrën më 1672. Të kësaj periudhe e përmend Çelebiu, Xhaminë e Pazarit.

Arkitektura e Xhamisë së Pazarit është e harmonizuar si nga ana arkitekturore, edhe nga volumi me dyqanet e Qafës së Pazarit.

Kjo ndërtesë datohet nga mbishkrimi ndërtimor në vitin 1754-55. Në vitin 1967, ajo është mbyllur për adhurim nga regjimi i kohës dhe është përdorur si depo dhe fushë trajnimi për akrobatët. Pas rrëzimit të regjimit në vitin 1991, xhamia është rihapur sërish për adhurim.

Xhamia është në formë kubike, e ndërtuar mbi një kornizë tetëkëndore. Çatia e kupolës kryesore është e mbuluar me gurë. Në anën e djathtë gjendet një tyrbe me çati tetëkëndore e mbuluar me gurë. Gjatë ndërtimit janë përdorur gurë gëlqerorë të punuar me ngjyrë të bardhë dhe hiri. Arkitektura e kësaj xhamie përshtatet me arkitekturën e dyqaneve të çarshisë.

Xhamia përbëhet nga salla e lutjeve, portiku dhe minarja, përveç nënstrukturave që përmendëm. Salla e lutjeve është katrore në plan, me përmasa të brendësisë 8,85 x 8,95 metra dhe mbulohet me kupolë mbi trompa në qoshet.

Qyteti muze i Gjirokastrës është përfshirë në mbrojtje të UNESCO-s për arkitekturën e stilit osman të banesave dhe urbanistikës.

Gjirokastra bën pjesë në mesin e qyteteve të rralla në Ballkan, të cilët kanë ruajtur këtë veçanti arkitekturale osmane. 

Në një deklaratë nga Zyra e Koordinatorit të TIKA-s në Tiranë është deklaruar para disa kohëve se agjencia në Shqipëri përpos ndihmës teknike dhe projekteve për bashkëpunim, kanë marrë përsipër edhe misionin e mbrojtjes së pasurive të përbashkëta historike dhe kulturore, mbrojtjen e tyre, gjallërimin dhe përcjelljen te brezat e rinj dhe se me projektet e filluara për restaurimin e xhamive, kjo organizatë vazhdon t’u dalë zot edhe monumenteve osmane.

TIKA në Shqipëri është aktive që nga viti 1996 dhe ka realizuar mbi 300 ndihma teknike dhe projekte të bashkëpunimit me qëllim mbështetjen e zhvillimit të Shqipërisë.

Nga ana tjetër, Berati mbush 12 vjet në UNESCO/ Qyteti i “një mbi një dritareve”, tashmë destinacion turistik për vizitorët nga e gjithë bota.

Vlerat historike, arkitektonike dhe kulturore e bëjnë Beratin një ndër qytetet më unike në Shqipëri dhe në botë.

Hyrja në UNESCO shënoi maksimumin e vlerësimit të vlerave duke i konfirmuar ato jo vetëm në nivel kombëtar, por edhe ndërkombëtar.

Bërja pjesë në pasuritë botërore i dha mundësinë qytetit të promovohej si sit ndërkombëtar dhe të bëhej pjesë e guidave të ndryshme duke bërë që Berati të kthehet në destinacion turistik botëror.

Plot 12 vjet më parë, qyteti i “Një mbi një dritareve” u pranua në listën e trashëgimisë̈ botërore, nën mbrojtjen e UNESCO-s. Berati, një qytet-muze, ku çdo rrugicë me kalldrëm, çdo shtëpi, kishë, xhami mbart vlera të jashtëzakonshme, histori, kulturë, traditë.
Berati, një̈ destinacion turistik e kulturor, që nuk duhet humbur”,
– shprehet ministra e Kulturës së Shqipërisë, Elva Margariti.

Një interes të madh turistët kanë treguar për kalanë, Muzeun Ikonografik Onufri, Muzeun Etnografik, si dhe lagjet e vjetra të qytetit: Mangalem e Goricë, si dhe Urën e Goricës.
Në vitin 1961, Berati u shpall zyrtarisht qytet-muze. Sot Berati trashëgon 210 objekte muzeale, nga të cilat 150 janë objekte në këmbë. Prej tyre 60 janë monumente të kategorisë së parë dhe të tjerat të kategorisë së dytë.

Midis këtyre vlerave, nga më të spikaturat janë: Kështjella ose kalaja siç quhet nga beratasit, e cila është ndërtuar mbi kodrën shkëmbore në formë trekëndëshi, me perimetër të mureve 1440 m, me 24 kulla e me dy porta.

-Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri -

 


Lajme të ngjashme