Djathi i emigrantëve shqiptarë në Turqi pret të regjistrohet

Djathi i përgatitur nga emigrantët shqiptarë të cilët në periudhën osmane para rreth 250 vitesh janë vendosur në provincën Balikesir dhe përreth është në pritje të treguesve gjeografikë në Turqi.

1450023
Djathi i emigrantëve shqiptarë në Turqi pret të regjistrohet

Djathi, i cili përgatitet nga qumështi i lopës dhe deles, pasi kalon procese të ndryshme dhe mbahet në shëllirë për të paktën 3 muaj, në rrethin ManyasBalikesir-it, i quajtur "djath i fortë i Manyas-it", është në përfundim të procedurës për t'u regjistruar.

Djathi pas një procedure të gjatë në fund merr formën e fortë dhe me vrima.

Kryetari i Unionit të Prodhuesve të Qumështit, Fevzi Karakas, në deklaratën për Agjencinë e lajmeve Anadolli (AA) tha se kanë bërë përpjekje të mëdha për tregues gjeografik, duke thënë se deri më tani kanë marrë pjesë në shumë panaire për të promovuar djathin.

"16 tetori do të jetë data kur do të fitojmë patentë, treguesin gjeografik për djathin Manyas", u shpreh ai duke shtuar se synojnë të organizojnë festë. (AA)



Lajme të ngjashme