Kryesia Çështjeve Fetare të Turqisë prezanton botimet e reja në Shqipëri

Nën kujdesin e Zyrës së Këshilltarit të Çështjeve Fetare pranë Ambasadës së Turqisë në Tiranë, u prezantuan botimet e Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë-Diyanetit, kryesisht për fëmijë të përkthyera në gjuhën shqipe.

1441378
Kryesia Çështjeve Fetare të Turqisë prezanton botimet e reja në Shqipëri
Arnavutluk_Bekir Yanılmaz_Din Müşaviri_kitap tanıtımı_9.jpg
Arnavutluk_Bekir Yanılmaz_Din Müşaviri_kitap tanıtımı_7.jpg
Arnavutluk_Bekir Yanılmaz_Din Müşaviri_kitap tanıtımı_17.jpg
ALSAR_Kitap_Qendresa e fundit e turqve.jpg
ALSAR_Kitap_Vassa Efendi.jpg
ALSAR_Kitap_Vassa Efendi_tanıtım.jpg

"Ne këtu jemi për të ruajtur vazhdimësinë e marrëdhënieve shqiptaro-turke"

Nën kujdesin e Zyrës së Këshilltarit të Çështjeve Fetare pranë Ambasadës së Turqisë në Tiranë, u prezantuan botimet e Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë - Diyanetit, kryesisht për fëmijë, të përkthyera në gjuhën shqipe.

 

Në aktivitetin e organizuar në ambientet e xhamisë Paskuqan 1 në Qarkun e Tiranës, ishin të pranishëm përfaqësues të Zyrës Këshilltarit të Çështjeve Fetare pranë Ambasadës së Turqisë, fëmijë dhe besimtarë, ku pas prezantimit, librat u dhuruan për fëmijët e pranishëm.

Këshilltari për Çështjet Fetare pranë Ambasadës së Turqisë në Tiranë, Bekir Yanılmaz, në fjalën e tij gjatë prezantimit tha se në kuadër të botimeve në gjuhën shqipe kanë sjellë disa botime të reja për fëmijë.

"Ne këtu jemi për të ruajtur vazhdimësinë e marrëdhënieve shqiptaro-turke, edhe si zyrë jemi për këtë qëllim. Ne si zyrë kemi sjellë nga Turqia edhe disa punonjës fetarë të cilët shërbejnë nëpër xhami në Shqipëri. Duke sjellë mësues fetarë nga Turqia, ne si zyrë kemi marrë edhe një iniciativë për të përkthyer botimet e Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë nga turqishtja në shqipe, në mënyrë që këto botime fetare t’i shërbejnë popullit shqiptar", theksoi Yanılmaz.

Duke folur për rëndësinë që ka mësimi i Kuranit nga fëmijët, Yanılmaz tha: "Fillimisht Kuranin duhet ta mësojmë për vete, por edhe për t'ua mësuar të tjerëve. Por mbi të gjitha, qëllimi kryesor që ne duhet të mësojmë Kuranin është për të marrë shpërblimin nga Allahu. Ne e mësojmë Kuranin për ta falënderuar Allahun për mirësitë që na ka dhënë." 

Në gjuhën shqipe janë përkthyer seria e botimeve "Tregimet e pejgamberëve për nivelin parashkollor", si dhe botimet “Mësoj të lexoj Kuran”,"Mësoj fenë time", "Mësoj librin tim","Mësoj lutjet e mia", si dhe botime të tjera.

Nga ana tjetër, po në kuadër të botimeve, pikërisht në përpjekjet e tij modeste për pasurimin kulturor e shpirtëror të shoqërisë shqiptare, si dhe për lënien e një trashëgimie të rëndësishme për brezat që do të vijnë, Fondacioni “ALSAR” në përgjigje të kërkesave gjithnjë e në rritje për disa vepra studimore të karakterit historik të botuara më parë nga ana e tij, ndërmori iniciativën e ribotimit të tyre, të cilat janë si vijon:

1- “E vërteta mbi Shqipninë dhe Shqiptarët"

Është rikthyer në ribotim vepra e Vassa Effendi. Libri është botim anastatik dhe ka karakterin e një studimi historik. Vepra e Vaso Pashës gjendej vetëm në versionin frëngjisht dhe me një profesionalizëm brilant na e sjellë që nga viti 1935 në shqip përkthyesi, politikani dhe shkrimtari Mehdi Frashërit.

"E vërteta mbi Shqipninë dhe shqiptarët” është shkruajtur në 1878. Në qoftë se do të më duhej të merrja vendim për të luftuar për vendosjen e paqes ose për vënien e drejtësisë, unë do të zgjidhja luftën për vendosjen në vend të drejtësisë, është kjo drejtësi që patrioti shkodran Vaso Pasha na e risjell me kaq vërtetësi në këtë material me karakter historik.

2- “Skicë historike mbi Malin e Zi” 

Është një vepër që e sjell Fondacioni “ALSAR” këtë 6-mujor të I të këtij viti. Është modeste në volum se të vërtetat gojore që ka mbledhur Vaso Pasha “godasin” në atë që shumë ngjarje nuk janë njohur në rastin e mirë dhe aq më keq nuk janë vlerësuar. Materiali historik ishte tepër i rrallë dhe në gjuhën frënge. Do të ishte historiani dhe albanologu gjerman, dr. Michael Schmidt-Neke, i cili i dhuroi Fondacionit një kopje të fotokopjuar të botimit në frëngjisht, për ta përkthyer më tej në shqip falë punës dhe përkushtimit të Fondacionit “ALSAR”.

 “Skicë historike mbi Malin e Zi” është një punim i mirëfilltë historik, një rrëfim kronologjik që autori i ka bërë situatës duke u mbështetur jo tek materialet arkivore, por tek ato të përjetuara vetë dhe nga rrëfimet gojore.

3- “Tragjedia Historike mbi Bosfor: Qëndresa e fundit e turqve”

Në këtë libër të autorit Felix Valyi përshkruhet tragjedia historike mbi Bosfor në fillimin e shekullit të XX-të , dhe hidhet dritë mbi sfidat me të cilat përballej Perandoria Osmane në atë periudhë, me një pasqyrim kronologjik të precipitimit të ngjarjeve, e shoqëruar kjo edhe me një analizë të faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm në kontekstin e rrethanave ndërkombëtare.

Analiza e zhvillimeve nuk ka vetëm vlera njohëse historike, por ai risjell të sintetizuara dëshmi nga e kaluara për të paraqitur faktet që mbrojnë apo hedhin poshtë hipotezat në studimet historike të periudhës së lartpërmendur.

Gjithashtu, Fondacioni “ALSAR”, në vijimësi ka nxjerrë nga shtypi edhe disa botime të ndryshme me titull:

1.Profeti i madh në vargjet njerëzore, nga Muhamed Ali Kastrati

2.Aktet e promovimit të veprave të Pashko Vasës në Tiranë dhe Ulqin

3.Burrnia foli, poezi nga Burhan Al-Din Fili

4.Raport i veprimtarisë së Fondacionit "ALSAR" Janar-Qershor 2019

5.Dhjetë këshilla për tu mbrojtur nga sëmundja, nga Shejh Abdurrezak el-Bedri.

-Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri -



Lajme të ngjashme