Shijet e Pallatit Osman – 16 / Borani

Kryekuzhinieri dhe Studiuesi i Artit të Gatimit z. Yunus Emre Akkor do të na përgatisë borani në një prej qendrave të para të shkencës, në një konak 700-vjeçar të Urfas.

1421843
Shijet e Pallatit Osman – 16 / Borani

Në episodin e sotëm të programit ku ne ndajmë me ju receta të mrekullueshme nga kuzhina e Pallatit Osman do t’ju çojmë edhe një herë në qytetin Shanliurfa, një prej qendrave të para të shkencës në botë dhe këtë javë do të gatuajmë për ju borani në një konak 700-vjeçar të Urfas.

Harxhet që nevojiten për këtë gatim janë: 

1 kilogram mish qengji (të prerë në copa të vogla)

1 gotë uji me fasule të njoma (kokrra fasulesh të njoma sipas llojit që dispononi)

1 gotë me qiqra

1 tufë pazi (do të përdorim vetëm kërcellin)

1 lugë çaji kripë

1 lugë çaji piper i zi

2 lugë gjelle gjalpë

2 litra ujë

50 gramë dhjam

Për qofte (juvarllaqe) bollguri nevojiten

3 gota uji me bollgur të imët

1 lugë gjelle salcë domate

2 lugë gjelle me spec djegës të bluar (is ot)

1 vezë

1 lugë çaji kripë

1 lugë çaji piper i zi

ujë (me karar)

2 gota uji me vaj luledielli ( për të skuqur qoftet rrumbullake të bollgurit)

Para se Kryekuzhinieri dhe Studiuesi i Artit të Gatimit z. Yunus Emre Akkor të na shpjegojë në video se si bëhet ky gatim kemi dëshirë t’ju nxjerrim për një shëtitje të shkurtër virtuale në qytetin Shanliurfa.

 


Lajme të ngjashme