Shijet e Pallatit Osman – 15 / Brinjë qengji të mbushura

Kryekuzhinieri dhe Studiuesi i Artit të Gatimit z. Yunus Emre Akkor së bashku me dy zonja nga Mardini do të na përgatisë një nga gatimet më të famshme të këtij qyteti, brinjë qengji të mbushura.

1418980
Shijet e Pallatit Osman – 15 / Brinjë qengji të mbushura

Në episodin e sotëm të programit ku ne ndajmë me ju receta të mrekullueshme nga kuzhina e Pallatit Osman do t’ju çojmë në qytetin Mardin, që është djep i qytetërimit dhe qyteti i unitetit, bashkimit dhe tolerancës ku më parë Kryekuzhinieri dhe Studiuesi i Artit të Gatimit z. Yunus Emre Akkor na përgatiti supën Lebeniye në tarracën e një prej shtëpive karakteristike të Mardinit. Kurse këtë javë, së bashku me dy zonja nga Mardini do të na përgatisë një nga gatimet më të famshme të këtij qyteti, brinjë qengji të mbushura. Në episodin e sotëm të programit ku ne ndajmë me ju receta të mrekullueshme nga kuzhina e Pallatit Osman do t’ju çojmë në qytetin Mardin, që është djep i qytetërimit dhe qyteti i unitetit, bashkimit dhe tolerancës ku më parë Kryekuzhinieri dhe Studiuesi i Artit të Gatimit z. Yunus Emre Akkor na përgatiti supën Lebeniye në tarracën e një prej shtëpive karakteristike të Mardinit. Kurse këtë javë, së bashku me dy zonja nga Mardini do të na përgatisë një nga gatimet më të famshme të këtij qyteti, brinjë qengji të mbushura (ose siç njihen ndryshe edhe dollma brinjësh).   

Harxhet që nevojiten për këtë gatim janë: 

2.5 kilogram brinjë qengji

500 gramë mish qengji (i prerë në copa të vogla)

3 lugë gjelle gjalpë

½ gote uji me bajame

2 thelpinj hudhër

3 gota uji me oriz

2 lugë çaji piper xhamajkan (piementa)

2 lugë çaji piper i zi

1 lugë çaji kripë

një grusht kopër i prerë imët

një grusht majdanoz i prerë imët

Para se Kryekuzhinieri dhe Studiuesi i Artit të Gatimit z. Yunus Emre Akkor të na shpjegojë në video se si bëhet ky gatim kemi dëshirë t’ju nxjerrim për një shëtitje tjetër të shkurtër virtuale në qytetin Mardin.



Lajme të ngjashme