Turqia feston 93-vjetorin e transmetimeve radiofonike

Radiotelevizioni publik turk (TRT), që zërin e Turqisë vazhdon ta përçojë në botë duke marrë forcë nga e kaluara rrënjësore 93-vjeçare e transmetimeve radiofonike, Ditën e Radios (6 Maj) e feston bashkë me dëgjuesit e tij.

1412265
Turqia feston 93-vjetorin e transmetimeve radiofonike

Sipas një deklarate të lëshuar nga TRT, transmetimi i parë zyrtar i radios në Turqi u zhvillua në 6 maj 1927, kjo është arsyeja pse kjo ditë quhet Dita e Radios dhe që nga viti 2009, "Ditët e Radios në TRT" janë festuar çdo vit në qytete të ndryshme të Turqisë me programe speciale.

Këtë vit, programi festiv "Ditët e Radios", i cili ishte paraparë të fillonte më 6 maj, u anulua për shkak të llojit të ri të koronavirusit (Covid-19).

Për këtë arsye, 93-vjetori i transmetimeve radiofonike në Turqi festohet nga shtëpitë me programe e emisione të posaçme që radiostacionet e TRT-së bëjnë nën drejtimin e Departamentit të Radios.

Artistët e “TRT Radio” dhe të Orkestrës së Muzikës së Lehtë dhe Xhazit në drejtorinë e TRT-së në Stamboll kanë interpretuar nga shtëpitë e tyre mini-koncerte, të cilat i kanë transmetuar përmes medias sociale dhe në këto koncerte ata kanë përsëritur thirrjen “Qëndro në shtëpi”, duke treguar kështu se marrëdhënia e dëgjuesit me radion që është krijuar me programet radiofonike, të cilat konfirmojnë mesazhin "Shtëpia është plot jetë", nuk do të prishet kurrë.

Transmetimi radiofonik në Turqi e nisi rrugëtimin më 6 maj të vitit 1927 me një njoftim që u dha nga kati i çatisë së Postës së Madhe në Sirkeci të Stambollit, hapësirë që ishte përshtatur në studio për radio. Ky transmetim ishte një faktor i rëndësishëm për përparimin me hapa të sigurt të radios drejt të ardhmes duke u mbështetur në themele të forta dhe për krijimin e televizionit TRT në 1964.

Të udhëhequr nga parimet dhe normat e shërbimit publik dhe duke marrë forcë nga e kaluara rrënjësore 93-vjeçare sot radiot e TRT-së vazhdojnë të marrin përsipër rolin pararojë në këtë fushë me konceptin e një transmetimi dinamik që në fokus ka dëgjuesin.



Lajme të ngjashme