Në Kanada ezani u thirr për herë të parë me altoparlant

Për herë të parë në Kanada, gjatë muajit të Ramazanit, është lejuar që në xhamitë dhe faltore (mesxhit) ezani i disa vakteve të namazit të thirret me altoparlant.

1409293

Bashkitë e disa qyteteve si Toronto, Edmonton, Otava dhe Hamilton, vlerësuan kërkesat e ardhura nga besimtarët myslimanë nga fillimi i Ramazanit dhe lejuan që ezani i drekës, pasdites (ikindisë) dhe akshamit të thirren nga altoparlantët përgjatë ramazanit.

Imami i xhamisë “Mountain” në Hamilton, Seyid Tora, në deklaratën e bërë pas namazit të xhumasë me një pjesëmarrje të kufizuar besimtarësh, tha: “Ky është një moment historik për myslimanët në Kanada. Ezani është një thirrje hyjnore për njerëzit për kryerjen e obligimit fetar. Është e shumë e rëndësishme që këtë thirrje ta dëgjojnë të gjithë. Ezani thirret në mënyrë që të dëgjohet për herë të parë edhe fqinjët tanë. Tani për tani leja është vetëm për muajin e ramazanit, por ne po përpiqemi që të vazhdojë edhe këtej e tutje”.

Tora deklaroi se edhe autoritetet e xhamive në qytete të tjera, nëse aplikojnë në bashki mund të marrin lejen e njëjtë.

Lajme të ngjashme