Shijet e Pallatit Osman – 12 / Fatik

Kryekuzhinieri dhe Studiuesi i Artit të Gatimit z. Yunus Emre Akkor do të na përgatisë nga qendra turistike e Pamukkalasë në Denizli një gatim të periudhës osmane, Fatik.

1405535
Shijet e Pallatit Osman – 12 / Fatik

Kryekuzhinieri dhe Studiuesi i Artit të Gatimit z. Yunus Emre Akkor do të na përgatisë nga qendra turistike e Pamukkalasë në Denizli, që cilësohet si mrekullia e 8-të e botës, një gatim të periudhës osmane, Fatik. Gatimin do ta bëjë në pamjen mahnitëse të Pamukkalasë, që njihet ndryshe edhe si Hierapolis dhe vizitohet çdo vit nga mijëra turistë nga mbarë bota.

Në episodin e sotëm të programit ku ne ndajmë me ju receta të mrekullueshme nga  kuzhina e Pallatit Osman do t’ju çojmë në Pamukkala të rrethit Denizli.

Harxhet që nevojiten për këtë gatim janë:

500 gr. spinaq

500 gr. mish i grirë (viçi)

400 gr. salcë kosi

100. gr buke e thatë

50 gr. stika pishe

2 thelpinj hudhër

100 gr. gjalpë

3 lugë buke vaj ulliri

1 qepë e madhe

Piper i kuq

Piper i zi

Kripë, kanellë  

Para se Kryekuzhinieri dhe Studiuesi i Artit të Gatimit z. Yunus Emre Akkor të na shpjegojë në video se si gatuhet kjo gjellë kemi dëshirë t’ju nxjerrim për një shëtitje të shkurtër virtuale në Denizli.

 


Lajme të ngjashme