Turqia aplikoi për regjistrimin e 4 elementëve në listën e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s

Ministria e Kulturës dhe Turizmit aplikoi për regjistrimin e 4 elementeve, 1 prej tyre kombëtar dhe 3 shumëkombësh, në "Listën e UNESCO-s të trashëgimisë kulturore jomateriale".

1390723

Sipas komunikatës me shkrim të lëshuar nga Ministria, si kandidat kombëtar është paraqitur "Kaligrafia: Arti i bukurshkrimit islamik", dhe në moderim të përbashkëta me Azerbajxhanin "Kultura e Çajit: Simbol i Identiteti, Mikpritjes dhe Ndërveprimit Social". Ndërkaq dosjet e "Mjeshtërisë dhe artit të ekzekutimit në oboa të vogël të përbagitur bashkërisht me Azerbajxhanin dhe dosja e "Traditës së Tregimit të Barcoletave të Nasradin Hoxhës" të përgatitur së bashku me Kazakistanin, Kirgizinë, Uzbekistanin, Taxhikistanin dhe Turkmeninë u dorëzuan në UNESCO.

Turqia, e cila është palë e Konventës për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale, me 18 elemente të regjistruara në listën e trashëgimisë kulturore jomateriale ndodhet ndër pesë vendet e para në mesin e 178 vendeve.

Numri pritet të arrijë në 20 duke shtuar dy artikuj të paraqitura më parë në Takimin e 15-të të Komitetit Ndërqeveritar të Trashëgimisë Kulturore jomateriale të UNESCO-s, i cili është planifikuar të mbahet në 30 nëntor - 5 dhjetor në Kingston, kryeqytetin e Xhamajkës.

Lajme të ngjashme