Holandë – Personeli mjekësor falënderohet me një ajet nga Kurani Famëlartë

Holanda ka falënderuar personelin mjekësor që po lufton me koronavirusin e ri (COVID-19), përmes një afishe të stolisur me një ajet nga Kurani Famëlartë.

1389028
Holandë – Personeli mjekësor falënderohet me një ajet nga Kurani Famëlartë

Drejtuesit e Xhamisë “Rahman” në Amersfoort, një objekt kulti i varur nga Organizata e Mendimit Kombëtar, kanë përgatitur një afishe për të falënderuar personelin mjekësor që këto ditë punon intensivisht për t'i bërë ballë krizës së shkaktuar nga lloji i ri i virusit korona.

Në afishen me mbishkrime në anglisht dhe holandisht, vendosur në stacionin e autobusit përpara Spitalit “Meander”, krahas falënderimit për personelin shëndetësor, zë vend edhe një pjesë e ajetit 32 të suresë “Maide”: “... Nëse dikush shpëton një jetë, është sikur të ketë shpëtuar jetën e krejt njerëzve...”

Ramazan Yildiz, president i Vakëfit të Xhamisë “Rahman”, theksoi se në afishe nuk kanë përdorur as logon dhe as emrin e tyre institucional.

“Qëllimi ynë ishte të nxirrnim në plan të parë fjalën e Allahut, jo veten tonë. Ne e bëmë këtë vetëm për të marrë pëlqimin e Allahut”, u shpreh ai me të tjerash.



Lajme të ngjashme