“Forbes” vlerëson hamamet, kolonjën dhe kulturën e pastër të Turqisë

Nëse ka një këshillë që çdo qeveri po ua bën qytetarëve të saj në këtë kohë kritike të luftës me koronavirusin e ri (COVID-19), ajo është higjiena personale.

1385695
“Forbes” vlerëson hamamet, kolonjën dhe kulturën e pastër të Turqisë

Një artikull i ri udhëtimesh, publikuar të mërkurën në revistën “Forbes”, tërheq vëmendjen mbi historinë e gjatë të Turqisë për të mbajtur dhe shenjtëruar pastërtinë.

Në artikullin e saj të ri me titullin “Blini udhëtimin: Kultura e pastër e Turqisë”, Gretchen Kelly, një prej kontribuuesve të së përjavshmes së biznesit dhe financës me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vlerëson lidhjen e thellë të turqve me sapuni dhe ujin.

“Pyesni këdo që ka qenë në një hamam apo banjë në Turqi dhe ata do t'ju thonë se kurrë nuk janë ndierë aq të pastër sa pas një banje tradicionale turke”, shkruan Kelly.

“Kultura shekullore osmane e Turqisë për t'u larë është një ritual sensual i ujit, sapunit, masazhit dhe avullit – një banjë që do ta mbani mend shumë pasi të jeni larguar nga hamami madhështor ku u latë”, shton ajo.

Ajo gjithashtu lavdëron traditën e fortë turke për të mirëpritur miqtë me një dezinfektues origjinal duarsh të quajtur “kolonjë”, një tretësirë me aromë marramendëse dhe me përmbajtje të lartë alkooli, e cila shpeshherë ka erë trëndafili, lulesh të egra, agrumesh dhe aroma të tjera popullore.

“Kolonja turke është një artikull tjetër që mund të jetë më i vështirë për t'u blerë tani që kërkesa është rritur shumë. Pra, kolonja e famshme turke po bën një rilindje, një bum të ri në Turqinë «post-covid» dhe më gjerë”, vlerëson ajo.

“Rituali turk i derdhjes së kolonjës me përmbajtje të lartë të alkooli (rreth 80% etanol në versionin me aromë limoni) mbi duart e një mysafiri si mirëseardhje, është diçka e mirëpritur nga turqit. Ata e shohin këtë si një aromatizues shtesë në dezinfektuesin e duarve”, thotë autorja.

Gretchen Kelly saktëson se udhëtarët ndërkombëtarë do të duhet të presin derisa kufizimet e udhëtimit të lidhura me koronavirusin të hiqen për të shijuar “banjën e stilit turk” në Turqi, të cilën ajo e quan një “formë arti”.



Lajme të ngjashme