Rusia propozon Turqinë për pushime

Rusia tregoi Turqinë si një nga vendet që mund të preferohen për pushime, ndërkohë që bota kërcënohet nga lloji i ri i koronavirusit (Kovid-19).

1380014
Rusia propozon Turqinë për pushime

Rusia tregoi Turqinë si një nga vendet që mund të preferohen për pushime, ndërkohë që bota kërcënohet nga lloji i ri i koronavirusit (Kovid-19).

Në listën “Nga cili vend bregdetar mund të blej paketë turistike?”, përgatitur nga Shoqata e Operatorëve Turistikë të Rusisë (ATOR), zunë vend shtete që janë ndikuar më pak nga koronavirusi dhe zotërojnë veçori për pushime.

Në listën me 10 vende, krahas Turqisë këshillohen edhe vende si Kuba, Vietnami, Tajlanda dhe Meksika.

Rusia kishte vendosur kufizim fluturimesh në shumë pika në Kinën, disa vende të Bashkimit Evropian, Iran dhe Uzbekistan.  

ATOR, në deklaratën që kishte bërë para një kohe, kishte bërë të ditur se turistët rusë, për shkak të koronavirusit, në vend të planeve për të bërë pushime në Kinë, kishin filluar të zgjedhin Turqinë.



Lajme të ngjashme