Fronti i Turkmenëve Irakianë falënderon TIKA-n për restaurimin e Çarshisë së Kajzerit në Kirkuk

Presidenti i Frontit të Turkmenëve Irakianë (ITF), Arshad al-Salihi, falënderoi Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) për restaurimin e Çarshisë së Kajzerit në Kirkuk, një trashëgimi osmane e djegur gjatë zjarrit të vitit 2018.

1378812
Fronti i Turkmenëve Irakianë falënderon TIKA-n për restaurimin e Çarshisë së Kajzerit në Kirkuk

Gjatë një konference shtypi në Kirkuk, Al-Salihi falënderoi gjithashtu Presidentin Recep Tayyip Erdogan për direktivën e dhënë TIKA-s në lidhje me restaurimin e menjëhershëm të çarshisë në fjalë.

Duke tërhequr vëmendjen se kjo mbështetje është një mesazh solidarësie, Al-Salihi theksoi se Turqia fqinje nuk i ka lënë kurrë vetëm turkmenët dhe popullin e Irakut.

Ai uroi që ky hap i Turqisë të bëhet shembull për qeverinë irakiane sa i përket restaurimit të qindra veprave historike në vend.

Një zjarr që shpërtheu në vitin 2018 për shkaqe ende të panjohura në Çarshinë e Kajzerit, e cila ndodhet në qendër të Kirkukut dhe është një vepër historike e ndërtuar gjatë periudhës së Perandorisë Osmane, dogji shumë dyqane duke shkaktuar dëme serioze brenda saj.



Lajme të ngjashme