Turqia feston 99-vjetorin e pranimit të Himnit Kombëtar

Himni Kombëtar turk, i shkruar nga poeti Mehmet Akif Ersoy, është pranuar më 12 mars 1921 nga Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë, që kishte organizuar edhe konkursin për tekstin e himnit.

1377055
Turqia feston 99-vjetorin e pranimit të Himnit Kombëtar

Sot kremtojmë përvjetorin e pranimit të Himnit të Pavarësisë si Himni Kombëtar i Shtetit të Republikës së Turqisë. Ky himn është njëherësh edhe Himni Kombëtar i Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV).

Tekstin e himnit e ka shkruar Mehmet Akif Ersoy, i cili pranohet si poeti kombëtar i Turqisë dhe më 12 mars 1921 ka fituar konkursin e organizuar nga Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë, që asokohe drejtonte Luftën Çlirimtare.

Siç shprehet edhe vet autori, “Zoti mos e detyroftë këtë popull që të shkruajë përsëri një himn kombëtar”.

Festojmë edhe një herë me respekt e dashuri përvjetorin e pranimit të Himnit Kombëtar, i cili është një prej simboleve të kombit turk.



Lajme të ngjashme