Shkodër – Hapet ekspozita me fotografi “Göbeklitepe, njeriu dhe jeta"

Instituti turk “Yunus Emre” Shkodër organizoi para pak ditëve ekspozitën e fotografisë arkeologjike me temë "Göbeklitepe: Njeriu dhe Jeta"

1367569
Shkodër – Hapet ekspozita me fotografi “Göbeklitepe, njeriu dhe jeta"
Yunus Emre_İşkodra_Göbeklitepe_resim sergisi_1.jpg
Yunus Emre_İşkodra_Göbeklitepe_resim sergisi_2.jpg
Yunus Emre_İşkodra_Göbeklitepe_resim sergisi_3.jpg
Yunus Emre_İşkodra_Göbeklitepe_resim sergisi_4.jpg
Yunus Emre_İşkodra_Göbeklitepe_resim sergisi_5.jpg
Yunus Emre_İşkodra_Göbeklitepe_resim sergisi_6.jpg
Yunus Emre_İşkodra_Göbeklitepe_resim sergisi_7.jpg
Yunus Emre_İşkodra_Göbeklitepe_resim sergisi_8.jpg
Yunus Emre_İşkodra_Göbeklitepe_resim sergisi_9.jpg

Në ekspozitën e realizuar ishin të pranishëm drejtues të institutit turk  “Yunus Emre" Shkodër, përfaqësues të institucioneve shqiptare dhe turke, studentë dhe artdashës.

Drejtori i institutit turk “Yunus Emre” Shkodër, Zafer Kıyıcı, në ceremoninë e hapjes së ekspozitës tha se vlera e vërtetë e Göbeklitepe nisi të shfaqej me gërmimet e nisura pas vitit 1994.

Sipas tij, pas këtyre studimeve u kuptua që Göbeklitepe ishte një qendër kulti që datonte deri në 1200 vjet më parë. -"Të dhënat shkencore mbi Göbeklitepe japin informacion të rëndësishëm nga studimet arkeologjike që kërkojnë rivlerësimin e kornizës teorike dhe datimin e periudhës neolitike. Mendohet se Göbeklitepe me vendndodhjen, dimensionet, datimet dhe strukturat monumentale përbën një zonë të shenjtë unike për periudhën neolitike. Duke mbetur e paprekur në mjedisin e saj natyror për 1200 vjet, zona dhuron gjetje të rëndësishme arkeologjike", theksoi Kıyıcı.

Ekspozita e organizuar me rastin e një vjetorit të regjistrimit të Göbeklitepe në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, do të qëndrojë e hapur për vizitorët në ambientet e sallës së ekspozitave në institutin turk Shkodër deri më datë 6 mars, ku do të pasqyrohen pamje të trashëgimisë historike të Göbeklitepe.

Kjo ekspozitë organizohet nga instituti “Yunus Emre” Shkodër, për të promovuar një ndër tempujt më të vjetër në botë me një histori prej 12 mijë vitesh në Turqi, që bart veçorinë “pika zero e historisë”.

Të ftuarit vizituan ekspozitën duke u informuar mbi pamjet, nën shoqërinë e muzikës turke.



Lajme të ngjashme