Shijet e Pallatit Osman – 08 / Pilaf kabuni

Nga Safranboluja, Shefi Ekzekutiv dhe Studiuesi i Kulturës së Gatimit, i nderuari Yunus Emre Akkorun, përgatit “Pilaf kabuni”, ashtu siç gatuhej në kuzhinat e pallatit osman.

1365861
Shijet e Pallatit Osman – 08 / Pilaf kabuni

Në pjesën e sotme të programit ku ndajmë me ju receta të mrekullueshme nga pallati osman do të bëjmë një udhëtim në qytetin Safranbolu, që e merr emrin nga shafrani, që është erëza e dytë më e shtrenjtë në botë. Pilafin Kabuni do ta përgatisim në tarracën e mrekullueshme prej xhami të vëzhgimit, e dyta në botë dhe e para në Turqi, që ndodhet mbi kanionin Tokatli.

Harxhet që na nevojiten për këtë gatim:

250 gram mish qengji

3 lugë gjalpë

2 gota uji me oriz

2,5 gota ujë

50 gramë bajame të qëruara

1 lugë buke dushkull (pistak) i qëruar

2 lugë rrush i thatë

Pakëz shafran

Kripë, kanellë

Përpara se Shefi Ekzekutiv dhe Studiuesi i Kulturës së Gatimit, i nderuari Yunus Emre Akkorun të na e shpjegojë në video këtë gatim, dëshirojmë t’iu përcjellim disa pamje nga Safranboluja.



Lajme të ngjashme