A e dini se muzeu shëndetësor në Edrene u çel në vitin 1488 nga Sulltan Beyazit II?

A e dini se muzeu shëndetësor që ndodhet në Edrene është çelur në vitin 1488 me urdhrin e Sulltan Beyazit II dhe është një prej qendrave më të mira shëndetësore të asaj periudhe?

1365193
A e dini se muzeu shëndetësor në Edrene u çel në vitin 1488 nga Sulltan Beyazit II?

Muzeu shëndetësor në Edrene u çel në vitin 1488 nga Sulltan Beyazit II

Sulltan Beyazit II në vitin 1484 kërkoi që në Edrene të ndërtohej një spital për të gjithë ata që “kërkonin shërim për hallet e tyre”. Me urdhrin e Sulltanit, Arkitekt Hajretini filloi menjëherë ndërtimin e spitalit dhe u shkrua në histori si arkitekti i kësaj vepre.

Në atë periudhë ky ishte një prej spitaleve më të mira të Shtetit Osman dhe nga periudha 1488-1877 ishte një prej qendrave më të rëndësishme shëndetësore, për të sëmurët që kërkonin shërim. Sipas dokumenteve të themelimit të spitalit, në të kishte madje edhe mjek okulist. Me kalimin e viteve, spitali filloi të japë shërbim edhe për pacientë me shqetësime mendore dhe krahas njohurive mjekësore të periudhës, u bënë kurime edhe me mënyra të ndryshme si me zhurmën e ujit, muzikë e me aroma të këndshme.

Duke filluar nga vitet 1850 qendra mbeti e shkujdesur dhe filloi të humbë funksionin e saj. Ajo u rinovua dy herë, në vitin 1896 dhe në vitin 1910 dhe deri në vitin 1916 ishte e hapur dhe shërbente për sëmundjet mendore.  

Në vitin 1993, në varësi të Universitetit “Trakia” filluan punimet për kthimin e spitalit në një muze shëndetësor. Punimet e muzeut përfunduan në vitin 2000 dhe në vitin 2004 fitoi çmimin e “Muzeut më të mirë në Evropë”.

 


Lajme të ngjashme