Përurohet tarraca e vëzhgimit mbi "kanionin e dytë më të thellë në botë"

Në rajonin Pınarbaşı të qytetit Kastamonu të Turqisë, është vënë në shërbim tarraca e vëzhgimit "Muratbaşı" e ndërtuar mbi kanionin Valla i cili llogaritet si “kanioni i dytë më i thellë në botë”.

1364733
Përurohet tarraca e vëzhgimit mbi "kanionin e dytë më të thellë në botë"

Tarraca e vëzhgimit u ndërtua në fshatin Muratbaşı në kuadër të projektit të përgatitur nga Drejtoria rajonale për mbrojtjen e natyrës dhe parqeve kombëtare (DKMP).

Falë tarracës së vëzhgimit me tre kate, e pozicionuar në kufijtë e rajonit Pınarbaşı dhe krahas Maleve Küre mund të shihet edhe pjesa hyrëse e kanionit Valla.

Me rastin e vënies në shërbim të tarracës u mbajt edhe një ceremonia e hapjes së tarracës me ç'rast prefekti i qytetit Kastamonu, Yaşar Karadeniz, tha se po përjetojnë lumturinë që kanionit i kanë shtuar tarracën e dytë pas tarracës së parë në fshatin Kerte.

“Është një tarracë plot adrenalinë. Ndërtimi i saj i shton një tjetër emocion. Për ata që e duan sportin e aventurës, kanioni Valla është një vend tërheqës. Do të jetë gjithashtu tërheqës edhe për adhuruesit e natyrës”, tha Karadeniz duke vënë theksin se kjo është një tarracë që do t'u pëlqejë të pasionuarve emocionues.

Karadeniz theksoi se tarraca e re duke u bashkuar me tarracat e tjera do t'i shtojë një vlerë të rëndësishme rajonit. “Kanioni Valla do të bëhet një nga pikat më të rëndësishme për vizita. Kjo zonë që përfshin edhe rajonet tona Pınarbaşı dhe Azdavay, me investimet e fundit është bërë një pikë tërheqëse”, u shpreh Karadeniz.

Drejtori rajonal për mbrojtjen e natyrës dhe parqeve kombëtare (DKMP), Hasan Başyiğit, ka tërhequr vëmendjen se kanionet, ujëvarat dhe shpellat e Parkut Kombëtar të Maleve Küre janë një vlerë shumë e rëndësishme.

“Kanioni Valla në disa vende arrin thellësinë 1.200 metra. Ai ka një gjatësi prej 12 kilometra. Në këtë rajon më parë është ndërtuar një tarracë por ishte e pamjaftueshme. Kjo tarracë me tre kate është ndërtuar në mënyrë që të mund të shihet e tërë hapësira”, tha Başyiğit duke shtuar se në rajon janë të rëndësishëm edhe kanionet e tjerë.

“Me investimet e fundit do të rritet njohja e rajonit dhe numri i turistëve ndërkohë që edhe ne do të vazhdojmë të zhvillojmë projekte të reja”, tha Başyiğit.

Ndërkohë, kryetari i bashkisë Pınarbaşı, Şenol Yaşar tha se rajoni ka filluar të shfaq veten në aspektin e turizmit natyror. “Në rajonin tonë ndodhen shpella Ilgarini, ujëvara Ilıca, kanioni Horma dhe kanioni i dytë më i thellë në botë, Valla. Me tarracat e vëzhgimit kanioni Valla është bërë edhe më i dukshëm. Për këtë tarracë të bukur shprehim falënderimet tona ndaj Drejtorisë Rajonale për Parqet Kombëtare”, tha ai. (AA)



Lajme të ngjashme