Erdogan: Rinia do të forcojë lidhjet me librin në Bibliotekën Popullore të Presidencës

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi se në Bibliotekën Popullore të Presidencës të rinjtë do të fuqizojnë lidhjet e tyre me librin, i cili është një mik i vërtetë.

1363782
Erdogan: Rinia do të forcojë lidhjet me librin në Bibliotekën Popullore të Presidencës
millet kütüphanesi.jpg
cumhurbaşkanlığı kütüphanesi

Erdogani postoi në “Twitter” një mesazh në lidhje me Bibliotekën Popullore të Presidencës, vepër që u përurua zyrtarisht të enjten dhe që shënoi përfundimin e plotë të Kompleksit Presidencial në Ankara.

“Çdo libër është një dijetar. Nëse keni qindra libra, kjo do të thotë se ju jeni mik i qindra dijetarëve dhe përfitoni nga dijet e tyre. Me lejen e Allahut, në Bibliotekën Popullore të Presidencës të rinjtë tanë do të forcojnë lidhjet e tyre me librin, i cili është një mik i vërtetë”, shkroi ai në rrjetin social “Twitter”.

Kreu i shtetit turk e shoqëroi këtë mesazh edhe me një pjesë nga fjalimi i tij gjatë ceremonisë inauguruese të Bibliotekës Popullore të Presidencës.



Lajme të ngjashme