Në Ankara është çelur ekspozita me fotografi “Kosova magjepsëse”

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës në Ankara ka nisur rrugëtimin ekspozita me fotografi me titull “Kosova magjepsëse”.

1360364
Në Ankara është çelur ekspozita me fotografi “Kosova magjepsëse”
Resim sergisi_Büyüleyici Kosova_01.jpeg
Resim sergisi_Büyüleyici Kosova_11.jpg
Resim sergisi_Büyüleyici Kosova_02.jpeg
Resim sergisi_Büyüleyici Kosova_16.jpg
Resim sergisi_Büyüleyici Kosova_12.jpg

Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara në bashkëpunim me Qendrën Tregtare “NATA VEGA” të kryeqytetit ka çelur të shtunën ekspozitën me fotografi “Kosova magjepsëse” në ambientet e brendshme të kësaj qendre.

Aktiviteti nisi me një shfaqje të ansamblit folklorik të bashkisë Osmangazi nga qyteti i Bursës, i cili u dhuroi çaste të këndshme me valle e muzikë ballkanase pjesëmarrësve dhe vizitorëve që kishin ardhur për të kaluar fundjavën.

Studentja Era Domi interpretoi këngën “Rrjedh në këngë e ligjërime”, e cila u pëlqye shumë nga të pranishmit.

Më pas Ambasadori i Kosovës në Turqi, Z. Ilir Dugolli mbajti fjalën përshëndetëse, ku ndër të tjera tha se Kosova ka bukuri natyrore e kulturore fatkeqësisht të paeksploruara.

“Kosova ka një trashëgimi të pasur kulturore. Ka bukuri të rralla natyrore, Ka gatime të shijshme. Është e njohur për mikpritjen e ngrohtë dhe njerëzit e dashur dhe bujarë. Ju ftoj ta vizioni këtë vend të bukur dhe ju premtoj se nuk do të zhgënjeheni asnjëherë”,- u shpreh Ambasadori duke uruar që ekspozita të shërbejë si një nxitje sado e vogël për të shtuar numrin e turistëve dhe investuesve nga Turqia në Kosovë.

Pastaj u pre shiriti për çeljen e ekspozitës, e cila do të qëndrojë e hapur edhe sot [16.02.2020], kurse të hënën do të hapet në Bibliotekën Kombëtare [Milli Kütüphanesi].

Ekspozita përbëhet nga fotografi artistike me imazhe nga bukuritë natyrore e kulturore të Kosovës.



Lajme të ngjashme