A e dini se mënyra që i jep fund by-passit në zemër është zhvilluar nga një shkencëtar turk?

Shkencëtari turk që jeton në Amerikë, Profesor Doktor Mehmet Çilingiroglu me anë të një tomografie optike të zhvilluar së bashku me ekipin e tij, mund të kurojë bllokimin e venave të zemrës pa bërë asnjë prerje në trupin e pacientit.

A e dini se mënyra që i jep fund by-passit në zemër është zhvilluar nga një shkencëtar turk?

A e dini se mënyra që i jep fund by-passit në zemër është zhvilluar nga një shkencëtar turk?

Shkencëtari turk që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Profesor Doktor Mehmet Çilingiroglu me anë të një tomografie optike të zhvilluar së bashku me ekipin e tij, mund të kurojë bllokimin e venave të zemrës pa bërë asnjë prerje në trupin e pacientit (ndërhyrje kirurgjikale). Aparati i tomografisë optike siguron pamjen në mënyrë shumë të detajuar të venave dhe mund të diagnostikojë shumë herët rrezikun për krizës në zemër (atak kardiak).

Një shpikje tjetër e Dr. Çilingiroglusë është edhe një çip i prodhuar me mënyrën e nanoteknologjisë. Çipi në fjalë vendoset nën lëkurën mbi damarin kryesor në parakrah. Kështu që të gjitha të dhënat e pacientit, niveli i oksigjenit, vlerat e sheqerit në gjak, presioni i gjakut dhe ritmi ditor i zemrës përcillen drejtpërdrejt në telefon.

Profesor Doktor Mehmet Çilingiroglu, pavarësisht këtyre shpikjeve të rëndësishme në lidhje me diagnostikimin dhe kurimin e sëmundjeve, thekson se mbrojtja e shëndetit përpara sëmundjes është më e rëndësishme. Për këtë arsye nuk duhet konsumuar në asnjë mënyrë duhan, duhet qëndruar larg ushqimit të gatshëm, duhet preferuar dieta mesdhetare, duhet bërë patjetër lëvizje (fizike) dhe duhen përvetësuar mendime pozitive.         

 


Lajme të ngjashme