“Parasite” bën histori në Oscar, merr 4 çmime

Filmi koreanojugor “Parasite” hyri në historinë e Oscar si filmi i parë jo-anglisht që merr çmimin e Akademisë.

“Parasite” bën histori në Oscar, merr 4 çmime
oscar 2020 1.jpg
oscar 2020 2.jpg

Në Los Angeles të dielën u mbajt ceremonia e 92-të e ndarjes së çmimeve më prestigjioze të filmit në botë, “Oscar” [Academy Awards].

Edhe këtë vit ceremonia u organizua në teatrin “Dolby”, në Los Anxhelos të Kalifornisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Filmi koreanojugor “Parasite” hyri në historinë e Oscar si filmi i parë jo-anglisht që merr çmimin e Akademisë.

“Parasite” i solli regjisorit Bong Joon Ho edhe çmimet e tjera si: “Regjisori më i mirë”, “Filmi më i mirë ndërkombëtar” dhe “Skenari më i mirë origjinal”.

Çmimet Oscar:

Filmi më i mirë: “Parasite”

Roli kryesor mashkull: Joaquin Phoenix (Joker)

Roli më i mirë femër: Renee Zellweger (Judy)

Roli dytësor mashkull: Brad Pitt (Once Upon a Time in Hollywood)

Roli dytësor femër: Laura Dern (Marrige Story)

Regjia: Bong Joon Ho (Parasite)

Skenaret origjinale: (Parasite)

Skenaret e adoptuara: Taika Waititi (Jojo Rabbit)

Filmi në gjuhë të huaj: Parasite

Fotografia: 1917 (Roger Deakins)

Montazhi: Ford vs. Ferrari

Skenografia: Once Upon a Time in Hollywood

Kostumografia: Little Women

Grimi: Bombshell

Muzika: Joker (Hildur Guðnadóttir)

Kënga origjinale: “(I’m Gonna) Love Me Again” Rocketman (Elton John dhe Bernie Taupin)

Zëri: 1917

Montazhi i zërit: Ford vs. Ferrari

Efektet vizuale: 1917

Filmi i animuar: Toy Story

Filmi i animuar i metrazhit të shkurtër: Hair Love

Filmi dokumentar: American Factory

Filmi dokumentar i metrazhit të shkurtër: Learning to Skateboard in a War Zone If You’re a Girl

Filmi i metrazhit të shkurtër: The Neighbor’s Window



Lajme të ngjashme