Shijet e Pallatit Osman – 03 / Qebap pule

Përpara urës 869-vjeçare në Boldavin të rrethit Afyonkarahisar, Shefi Ekzekutiv, Yunus Emre Akkorun gatuan ‘Qebap Pule’, ashtu si në pallatet osmane.

Shijet e Pallatit Osman – 03 / Qebap pule

Në javën e sotme të programit ku ndajmë me ju receta të mrekullueshme nga pallati osman do të bëjmë një udhëtim në nënprefekturën Bolvadin të rrethit Afyonkarahisar dhe do të gatuajmë për ju ‘Qebap Pule’. Këtë gatim do ta bëjmë përpara urës “Kirk Goz”, të ndërtuarpërpara 869 vitesh.

Për qebapin, që do të gatuajmë në mangall (prush) na duhen këto harxhe:

1,5 kilogramë mish pule pa kocka (preferohen kofsha pule)

Vaj ulliri

Kripë

Piper i zi

Piper i kuq

Kanellë

Mënyrën e gatimit do të na e shpjegojë ashtu si gjithmonë Shefi Ekzekutiv dhe Studiuesi i Kulturës së Gatimit, i nderuari Yunus Emre Akkorun



Lajme të ngjashme