A e dini se sherbela që rritet në mënyrë natyrale në Turqi, bën mirë për shumë sëmundje?

Sherbela është emri i përgjithshëm i bimës së varietetit Salvia dhe rritet në vendet e Mesdheut.

A e dini se sherbela që rritet në mënyrë natyrale në Turqi, bën mirë për shumë sëmundje?

A e dini se sherbela që rritet në mënyrë natyrale në Turqi bën mirë për shumë sëmundje?

Sherbela është emri i përgjithshëm i bimës së varietetit Salvia dhe rritet në vendet e Mesdheut. Ky varietet ka 900 lloje në mbarë botën, ndërsa nga 97 lloje që rriten në florën e Turqisë, 51 zënë vend ndër bimët endemike.

Sherbela është një bimë magjibërëse, që nga aspekti shëndetësor dobitë e tij nuk kanë të numëruar. Në mjekësinë popullore ky çaj përdoret prej shekujsh në rastet e të ftohurit dhe në shqetësimet e tretjes.  

Antioksidantët që ndodhen brenda kësaj bime përforcojnë sistemin e imunitetit dhe rrisin rezistencën kundër sëmundjeve kronike. Sipas studimeve të bëra është arritur në përfundim se sherbela ul kolesterolin e dëmshëm dhe rrit kolesterolin e mirë. Gjithashtu zotëron edhe efekte të dobishme për shëndetin e trurit dhe kujtesën. 

Por sherbela dhe nënproduktet e saj, që kanë kaq veti të dobishme për shëndetin, nëse përdoret për një kohë të gjatë dhe në konsum të lartë, mund të shkaktojë disa rreziqe për shëndetin. Këshillohet që gratë shtatzënë dhe që ushqejnë fëmijët me gji duhet të evitojnë ekstrat e sherbelës. Edhe personat me diabet ose që përdorin ilaç për kolesterolin duhet të jenë të kujdesshëm në konsumin e sherbelës.  

Ky është lloji i çajit që në Turqi konsumohet më shumë si çaj bimor. Gjethet e njoma të sherbelës preferohen të përdoren edhe nëpër sallata të ndryshme ose për ti dhënë shije dhe aroma gatimeve të mishit dhe peshkut. Kurse esencat e vajit që përfitohen nga gjethet e çajit të sherbelës përdoren në sektorin e barnave dhe të kozmetikës.

 


Lajme të ngjashme