Interesim i madh për pavijonin turk në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Vjenë

Konsulli i Përgjithshëm i Turqisë në Vjenë, Asip Kaya thotë se ky është një nga panairet më të rëndësishme të turizmit në botë, pasi vizitohet nga rreth 500 mijë njerëz.

Interesim i madh për pavijonin turk në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Vjenë
viyana '2020 uluslararasi turizm fuari1.jpg
viyana '2020 uluslararasi turizm fuari2.jpg
viyana '2020 uluslararasi turizm fuari3.jpg
viyana '2020 uluslararasi turizm fuari4.jpg
viyana '2020 uluslararasi turizm fuari5.jpg

Zyra e Këshilltarit Kulturor dhe Promovimet pranë Ambasadës turke në Vjenë ka hapur një pavijon turk me sipërfaqe 100 metra katrorë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Vjenë 2020, i cili është ngritur në sheshin e panaireve Messe me pjesëmarrjen e 850 firmave nga 50 vende. 

Nga Turqia në këtë panair marrin pjesë: Ministria e Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, shoqëria ajrore “Turkish Airlines” (THY), nënprefektura dhe bashkia e Yrgypit (Ürgüp), hotele, agjenci udhëtimi dhe operatorë turistikë.

Vizitorët e pavijonit turk patën rastin të shijojnë ushqime tradicionale turke.

Konsulli i Përgjithshëm i Turqisë në Vjenë, Asip Kaya tha në një prononcim për mediat se Panairi i Turizmit në Vjenë është një nga panairet më të rëndësishme në botë, pasi vizitohet nga rreth 500 mijë njerëz.

Kaya u shpreh se numri i turistëve austriakë që vizitojnë Turqinë ka shënuar rritje në vitet e kaluara. Në vitin 2018 ky numër ishte rritur me 24%, kurse vitin e kaluar [2019] rritja ka qenë 13%.

“Rreth 400.000 austriakë erdhën në vendin tonë vitin e kaluar. Shpresojmë ta çojmë këtë shifër në 500 mijë në vitin 2020”- njoftoi konsulli turk.

Diplomati turk e ftoi komunitetin turk prej 300.000 banorësh në Austri për të kontribuar në promovimin e Turqisë si me mundësi individuale, ashtu edhe përmes platformave të ndryshme.

Nga ana e tij, prefekti i Yrgypit, Mehmet Mararashllë (Maraşlı) uroi që viti 2020 të jetë një vit më i mirë për sa i përket numrit të vizitave, dhe që panairi të jetë shumë i dobishëm për zonën turistike të Kapadokias dhe Yrgypit.

 


Lajme të ngjashme