A e dini se Turqia është një nga rajonet më të pasura në botë me bimë endemike?

Në Turqi mbijnë rreth 11 mijë lloje bimësh dhe pothuajse 3 mijë nga këto lloj bimësh janë endemike (veçantë), pra që rriten në Turqi.

1340324
A e dini se Turqia është një nga rajonet më të pasura në botë me bimë endemike?

A e dini se Turqia është një nga rajonet më të pasura në botë me bimë endemike?

Në Turqi mbijnë rreth 11 mijë lloje bimësh. Pothuajse 3 mijë nga këto lloj bimësh janë endemike (veçantë), pra që rriten në Turqi.

Nga ky aspekt Turqia është vendi ku rriten më shumë bimë endemike në të gjithë Evropën.

Kjo pasuri e Turqisë në këtë fushë buron nga fakti që ajo ndodhet në një hapësirë gjeografike që bashkon dy kontinente me rajone të pasura, malore dhe terrene të thyera si dhe përmban klima të ndryshme përbrenda saj.

Në ditët tona Turqia eksporton shumë bimë endemike që përdoren me qëllime mjekësore ose aromatike.

Edhe shekuj më parë shumë prodhime bimore, që kultivoheshin në tokat pjellore të Anadollit, ishin përhapur anë e mbanë botës.

Ndër fruta-perimet dhe bimët me origjinë nga Anadolli, por që janë përhapur në botë janë edhe qershitë, bajamet, kajsitë, gruri, qiqrat, thjerrëzat e fiqtë.

Kurse ndër lulet që janë përhapur nga Anadolli në botë janë tulipani, lulebora dhe kaçe (Colchicum).

 

 


Lajme të ngjashme