A e dini se muzeu i parë dhe i vetëm i detarisë në Turqi është në lagjen Beshiktash të Stambollit?

Nuk është rastësi që muzeu i parë dhe i vetëm i Turqisë i detarisë ndodhet në Beshiktash të Stambollit. Flota osmane çdo vit në pranverë që nga shekulli i 16-të e deri në mesin e shekullit të 19-të nisej për ekspeditë nga porti i Beshiktashit.

A e dini se muzeu i parë dhe i vetëm i detarisë në Turqi është në lagjen Beshiktash të Stambollit?

A e dini se muzeu i parë dhe i vetëm i detarisë në Turqi është në lagjen Beshiktash të Stambollit?

Nuk është rastësi që muzeu i parë dhe i vetëm i Turqisë i detarisë ndodhet në Beshiktash të Stambollit. Flota osmane çdo vit në pranverë që nga  shekulli i 16-të e deri në mesin e shekullit të 19-të nisej për ekspeditë nga porti i Beshiktashit. Galionet me trup gjigand dhe galerat para nisjes për në luftë ankoroheshin në port dhe pasi qëndronin për disa ditë këtu përcilleshin me ceremoni. Këto ceremoni që në detarinë osmane u shndërruan në një traditë, bënë që Beshiktashi të zërë një vend të privilegjuar në historinë detare.

Në shekullin e 16-të detari i madh turk Barbaros Hayreddin Pashai kish ndërtuar në grykën e Beshiktashit xhami dhe medrese. Pas vdekjes ai u varros në tyrben e ndërtuar nga arkitekt Sinani në Sheshin e Beshiktashit. Respekti ndaj këtij detari të madh turk solli krijimin e një lidhjeje shpirtërore mes detarëve dhe Beshiktashit. Për këtë arsye Muzeu i parë dhe i vetëm i Turqisë i detarisë, i cili që nga viti 1961 e këtej ndodhet në Beshiktash bart një kujtim të madh për sa i përket historisë së detarisë turke.



Lajme të ngjashme