National Geographic rekomandon Gobeklitepe si vend që duhet vizituar patjetër

Göbeklitepe, e quajtur "pika zero e njerëzimit", ndodhet afër fshatit Örencik në provincën turke të Şanlıurfa [Turqi] dhe bën pjesë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

1327133
National Geographic rekomandon Gobeklitepe si vend që duhet vizituar patjetër

«National Geographic», agjencia gjeografike dhe eksploruese më e njohur në botë, i ka kushtuar vend në librin e saj për vitin 2019 me titull "Vendet që duhen parë para parë se të vdesësh" edhe Göbeklitepe-së, e quajtur edhe "pika zero e njerëzimit".

Göbeklitepe ndodhet afër fshatit Örencik të provincës Şanlıurfa në juglindje të Turqisë edhe bën pjesë në Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Pasi 2019 u shpall si "Viti i Göbeklitepesë" nga Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), fama e këtij vendbanimi të lashtë dhe numri i vizitave të tij erdhën duke u shumëfishuar.

Revista «National Geographic» këtë sit historik në Turqi ua rekomandon turistëve dhe udhëtarëve që vizitojnë botën.

Göbeklitepe-në gjithashtu revista, e cila ka me miliona lexues e ndjekës, e ka përfshirë edhe në listën e vendeve më të mira në botë për t’u parë në vitin 2020 në Turqi.

Revista përshkruan Göbeklitepe-në si një "vend misterioz" dhe tempullin më të vjetër në historinë e njerëzimit.

"Ky sit historik që ka mbërritur të ditën tona nga Epoka Neolitike dhe mendohet të jetë i vjetër 12.000 vjet. Kjo e bën atë më të vjetër se tempujt megalitikë 3.600-vjeçarë që janë gjetur në Maltë, piramidat egjiptiane dhe strukturat në Stonehenge", shkruan revista.

Itineraret e tjera që ia vlen të vizitohen sipas «National Geographic» janë Bosnjë-Hercegovina, Egjipti dhe Kina.

 


Lajme të ngjashme