Ekspozita "Istanbul Photo Awards 2019" çel dyert në Nju-Jork

Ekspozita "Istanbul Photo Awards 2019", ku zënë vend fotografitë që kanë marrë çmime të ndryshme në garat ndërkombëtare të fotografisë, u çel në Selinë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork.

1325508
Ekspozita "Istanbul Photo Awards 2019" çel dyert në Nju-Jork
Istanbul Photo Awards 2019.jpg
Istanbul Photo Awards 2019-1.jpg
Istanbul Photo Awards 2019-2.jpg

Ekspozita "Istanbul Photo Awards 2019", ku zënë vend fotografitë që kanë marrë çmime të ndryshme në garat ndërkombëtare të fotografisë, u çel në Selinë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ambasadori i përhershëm i Turqisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), Feridun Sinirliollu (Feridun Sinirlioğlu) në fjalimin e mbajtur në çeljen e ekspozitës bëri të ditur se në garën e zhvilluar këtë vit pati mbi 15 mijë aplikime nga më shumë se 100 vende të botës dhe përgëzoi fotoreporterët e talentuar dhe anëtarët e jurisë.

Ai tërhoqi vëmendjen se në fotografitë e ekspozitës pasqyrohen ndjenja dhe shprehje të ndryshme shpirtërore nga ndikimi shkatërrues mbi njerëzit për shkak të fatkeqësive natyrore e deri tek shpresa në sytë e refugjatëve, që rrezikojnë jetën për një të ardhme më të mirë.

“Kjo ekspozitë shfaq dimensionin njerëzor, këtu ku vendet anëtare, nën ombrellën e Kombeve të Bashkuara, shqyrtojnë çdo ditë çështjet më të vështira”, u shpreh Sinirliollu.

Ai nënvizoi se një fotografi, me tërë realitetin e saj, mund të shprehë një mijë fjalë.

Në çeljen e ekspozitës morën pjesë punonjës të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, përfaqësues të misionit të huaj dhe gazetarë të huaj.

Kategorinë për “Fotografinë e vitit” e fitoi fotoreporteri palestinez Ahmad Gharabli me fotografinë me titull “Konflikti Izrael-SHBA-Palestinë”, të cilën e kishte shkrepur për agjencisë e lajmeve AFP.  

Ekspozita do të qëndrojë hapur deri në datën 27 dhjetor.



Lajme të ngjashme