Kuzhina turke – Zerde

Zerdeja është një nga ëmbëlsirat më të shijshme e ardhur në ditët tona nga pallatet madhështore osmane.

Kuzhina turke – Zerde

Kuzhina turke – Zerde

Sot do do të ndajmë me ju recetën e një ëmbëlsire që i përket kuzhinës së pallateve osmane dhe që vazhdon të gatuhet edhe sot edhe kësaj dite, edhe pse më rrallë se ajo periudhë. Emri i kësaj ëmbëlsire që bëhet me oriz dhe e merr emrin nga erëzat e shijshme si shafran dhe kurkuma është “zerde”.

Zerdeja, që në periudhën osmane në fillim njihej si një gatim zije, më pas filloi të shërbehej në ditë të veçanta si synete, e fitore dhe u kthye në një ëmbëlsirë festash. Arsyeja pse zerdeja u pëlqye kaq shumë është ngjyra e saj e bukur e verdhë e shafranit që i ngjan floririt dhe diellit. Për shkak se shafrani është një bimë e shtrenjtë dhe e bën koston e zerdesë të lartë, kjo ëmbëlsirë mund të gatuhet duke përdorur vetëm kurkuma. Por ne përsëri ju këshillojmë ti qëndroni besnik recetës origjinale. Të jeni të sigurt që shija e zerdesë të vërtetë të përgatitur me aromën e shafranit të kulluar në ujin (lëngun) e trëndafilit, do të jetë e pakrahasueshme.   

Tani le të radhisim harxhet që na nevojiten për të gatuar zerdenë;

1 gotë uji me oriz

2 litra ujë

Gjysmë kilogram sheqer ose një gotë e gjysmë uji me mjaltë

2 lugë buke niseshte misri

Gjysmë goje uji me lëng (ujë) trëndafili

1 gram shafran

Gjysmë luge çaji me kurkuma

Për ta zbukuruar;

30 gramë rrush i thatë  

30 gramë stika pishe

Tani le të shpjegojmë se si gatuhet. Veçanërisht shafranin e lëmë që nga darka në lëngun e trëndafilit në një tas të mbyllur ose kavanoz me kapak. Rrushin e thatë e lajmë dhe e lëmë në një tas me ujë që të zbutet dhe fryhet.

Ndërkaq lajmë orizin dhe e lejmë të ziej me 2 litra ujë deri sa të zbutet mirë. Niseshtenë e hollojmë me gjysmë gote uji dhe ja shtojmë tenxheres ku zien orizi. Në tenxhere shtojmë gjithashtu edhe sheqerin ose mjaltin, lëngun e trëndafilit me shafran dhe kurkuman. E lejmë të zihet edhe 1-2 minuta duke e trazuar vazhdimisht. Pasi të ketë marrë valë e ulim zjarrin dhe e lejmë të ziej edhe për një kohë të shkurtër deri sa të trashet pakëz zerdeja. Zerdenë e ndajmë në mënyrë të barabartë në 6 tasa dhe pasi të jetë ftohur e shërbejmë duke e zbukuruar me rrush dhe stika pishe. Ju bëftë mirë!

 


Lajme të ngjashme