Publikohet libri me të cilin shpjegohet lufta e Turqisë kundër DAESH-it

Libri, në të cilin shpjegohen operacionet e sigurisë së Turqisë kundër kërcënimeve të organizatës terroriste DAESH që mbanë titullin “Lufta e Turqisë kundër DAESH-it” u takua me lexuesit.

1316942
Publikohet libri me të cilin shpjegohet lufta e Turqisë kundër DAESH-it

Libri, në të cilin shpjegohen operacionet e sigurisë së Turqisë kundër kërcënimeve të organizatës terroriste DAESH që mbanë titullin “Lufta e Turqisë kundër DAESH-it” u takua me lexuesit.

I përgatitur nga përmbledhja e transmetimeve të lajmeve të Agjencisë së Lajmeve Anadolli (AA­) dhe i botuar në turqisht, anglisht dhe arabisht, libri mbulon shfaqjen e DAESH-it, zgjerimin, ekzekutimet dhe sulmet terroriste globale, ndërsa hedh dritë edhe mbi operacionin “Mburoja e Eufratit”.

Drejtori i përgjithshëm i AA-së, Senol Kazanci, në parathënien e librit ka shkruar se Turqia ishte “e ekspozuar në mënyrë maksimale ndaj kërcënimit të DAESH-it, duke qenë fqinje me Sirinë dhe Irakun dhe rrugë transiti për luftëtarët e huaj terroristë”.

Kazanci tërheq vëmendjen që Turqia, e paraqitur si shembull për botën islame nga shumë njerëz, shpesh herë është shënjestruar nga grupi terrorist, i cili merr fuqinë e tij nga abuzimi i fesë, ndërsa shtoi se sulmet terroriste në Turqi filluan në mars të vitit 2014, por ajo qëndrimin e saj e shfaqi me përfshirjen e DAESH-it në listën e organizatave terroriste më 30 shtator 2013.

“Vendi, i cili u dëmtua më së shumti nga organizata terroriste DAESH është Turqia”, bëri të ditur Kazanci dhe shtoi se ajo ka qenë që nga fillimi në luftë kundër organizatës terroriste, e cila u zgjerua me shpejtësi në rrjetin global dhe ndërmori akte terroriste edhe në vendet perëndimore.



Lajme të ngjashme