A e dini se disa pikëkthesa të caktuara të jetës në kulturën turke festohen me ceremoni?

Shërbimi ushtarak i cili ka një të kaluar rrënjësore që është kthyer tashmë në traditë në shoqërinë turke vlerësohet si një detyrë e shenjtë. Kryerja e shërbimit ushtarak identifikohet me të qenit një njeri i ndershëm dhe me virtyte.

A e dini se disa pikëkthesa të caktuara të jetës në kulturën turke festohen me ceremoni?

A e dini se disa pikëkthesa të caktuara të jetës në kulturën turke festohen me ceremoni?

Shërbimi ushtarak i cili ka një të kaluar rrënjësore që është kthyer tashmë në traditë në shoqërinë turke vlerësohet si një detyrë e shenjtë. Kryerja e shërbimit ushtarak identifikohet me të qenit një njeri i ndershëm dhe me virtyte. Në veçanti ata që nuk e kanë kryer ushtrinë nëpër zonat rurale të vendit nuk shikohen me një sy të mirë, fjalët e tyre nuk merren parasysh.

Në fillimin dhe mbarimin e kësaj detyre, të cilës në shoqërinë turke i kushtohet një rëndësi kaq e madhe, ashtu siç veprohet edhe në periudhat e tjera kalimtare të jetës, organizohen ceremoni të ndryshme. Ceremonitë e dërgimit ushtar dhe të pritjes nga ushtria kanë dallime krahinore mes tyre. Një nga zakonet që haset dendur pothuajse në çdo krahinë të Turqisë është edhe ftesa që i bëjnë për darkë të riut që i ka ardhur flet-thirrja për të shkuar në shërbimin ushtarak nga të gjithë kushërinjtë dhe shokët e tij. Kjo darkë ashtu siç shtrohet vetëm për të riun, ka raste ku në këtë gosti ftohet edhe familja e tij. Mjaft të përhapura janë edhe argëtimet, dëfrimet që bëhen gjatë gostisë dhe pas sajë.



Lajme të ngjashme