Cem Adrian entuziazmon muzikëdashësit në Gjermani

Kantautori turk, Cem Adrian, dha një koncert madhështor në qytetin Dyseldorf të Gjermanisë.

Cem Adrian entuziazmon muzikëdashësit në Gjermani

Të pranishmit në Teatrin “Capitol” të Dyseldorfit e shoqëruan artistin 39-vjeçar në pothuajse të gjitha këngët e tij.

Ai qëndroi në skenë për gati 2 orë dhe në fund të koncertit, ku shumica e spektatorëve ishin të rinj, të gjithë e duartrokitën atë për minuta të tëra.

Lindur në Edrene, Cem Adrian është një prej muzikantëve dhe producentëve më të suksesshëm të Turqisë.



Lajme të ngjashme