A e dini se Karagjozi është një nga shfaqjet tradicionale në kulturën turke që luhet në hije?

Karagjozi, është një lojë teatrale në hije që bazohet në parimin e lëvizjes mbi një perde të bardhë që ndriçohet me dritën.

A e dini se Karagjozi është një nga shfaqjet tradicionale në kulturën turke që luhet në hije?

A e dini se Karagjozi që është një nga shfaqjet tradicionale në kulturën turke është një lojë në hije?

Karagjozi, është një lojë teatrale në hije që bazohet në parimin e lëvizjes mbi një perde të bardhë që ndriçohet me dritën. Drita jepet nga prapa, ndërsa lëvizjet bëhen me ndihmën e njerëzve dhe shkopinjve. Figurat e përdorura në këtë lojë ka forma të ndryshme të kafshëve ose të sendeve dhe janë të punuara nga lëkura e devesë ose e viçit. Loja emrin e ka marrë nga Karagjozi, që është edhe personazhi kryesor. Burimi i lojës me hije konsiderohet të jenë vendet e Azisë Juglindore. Ndërsa për ardhjen e kësaj loje në Turqi ka mendime të ndryshme. Një prej këtyre është edhe mendimi se lojërat, të cilat në Azinë Qendrore njihen me emrat “krahu i zjarrtë” dhe “çadra ëndërruese”, kanë qenë lojëra teatrale të hijeve dhe se prej aty në Anadoll janë sjellë nëpërmjet mërgimeve. Ndërsa një mendim tjetër është se kjo lojë ka hyrë përmes artistëve që i solli në Turqi në vitin 1517 Sulltan Yavuz Selimi pas marrjes së Egjiptit.



Lajme të ngjashme