Kapadokya thyen rekord në numrin e vizitorëve

Muzetë dhe vendet historike në Kapadokya, që është njëra prej qendrave të rëndësishme të turizmit në Turqi, gjatë periudhës janar-tetor u vizituan nga 3 milionë e 292 mijë e 109 turistë.

Kapadokya, e cila vitin e kaluar u vizitua nga 2 milionë e 949 mijë e 542 turistë, gjatë 10 muajve të këtij viti hodhi firmën në një rekord të ri me 3 milionë e 292 mijë e 109 vizitorë.

Oxhaqet e Zanave, lugina të mbuluara me formacione shkëmbore natyrore, vendbanime nëntokësore, manastiret historike, hotele shpellë, ture me balona me ajër të ngrohtë dhe aktivitetet e ndryshme, tërheqin vëmendjen e turistëve. Ky rajon që për vitin 2019 kishte përcaktuar objektivin e 3 milionë turistëve, këtë shifër e tejkaloi në 10 muajt e vitit.

Lajme të ngjashme