A e dini se bursa e parë në botë është themeluar në qytetin antik Aizanoi në Turqi?

A e dini se bursa e parë në botë është themeluar në qytetin antik Aizanoi në nënprefekturën Çavdarhisar të Kutahyas?

1295007
A e dini se bursa e parë në botë është themeluar në qytetin antik Aizanoi në Turqi?

A e dini se borsa e parë në botë është themeluar në qytetin antik Aizanoi në Turqi?

Aizanoi është një qytet antik që ndodhet 58 km larg nga qendra e Kutahyas në nënprefekturën Çavdarhisar. Ky qytet antik për nga struktura kulturore njihet edhe se “Efesi i dytë”. Në qytetin romak Aizanoi, i cili u zbulua në vitin 1824 dhe ku ndodhen mbetjet arkeologjike të ruajtura mirë, prej vitit 1970 e këtej po zhvillohen gërmimet arkeologjike.

Në gërmimet e zhvilluara në këtë qytet antik në dritë u nxorën tempulli i Zeusit, që është njëri prej tempujve më të ruajtur në botë, teatri antik me kapacitet 20 mijë spektatorë dhe stadiumi i ngjitur me të me kapacitet 13 mijë e 500 spektator, dy banja turke, rruga me shtylla, 5 ura mbi lumin Kocaçay dhe shumë ndërtesa të tjera. Njëra prej tyre është edhe godina e bursës së parë në botë, e cila u zbulua në vitin 1995. Në rrethinën e tempullit në qytetin antik ndodhen shtresat e vendbanimeve që datojnë 3000 vjet p.e.s.      



Lajme të ngjashme