A e dini se një nga anijet më të vjetra që është nxjerrë në dritë, është ajo 3300-vjeçare “Uluburun”

Anija e mbytur “Uluburun”, e cila u gjet afërsisht në thellësinë 45 m, është një nga anijet e mbytura të rralla mbi të cilën janë bërë gërmime e kërkime në këtë thellësi. Objektet gjenden në thellësi të ndryshme që ndryshojnë nga 44 m deri në 52 m.

1287357
A e dini se një nga anijet më të vjetra që është nxjerrë në dritë, është ajo 3300-vjeçare “Uluburun”

A e dini se një nga anijet më të vjetra që është nxjerrë në dritë është anija 3300 vjeçare, “Uluburun”?

Në vitin 1982 në juglindje të nënprefekturës Kash (Kaş) të Antalies (Antalya) në thellësi 44 metra janë gjetur rrënojat e anijes së mbytur “Uluburun” një nga anijet më të vjetra në det të hapur të gërmuar në histori. Gjatë kërkimeve u konstatua se rrënojat e anijes së quajtur “Uluburun” daton nga epoka e bronzit nga shekulli i 14-të.

Ngarkesa e anijes së fundosur “Uluburun” përbëhej nga shufra bakri, kallaji e qelqi dhe objekte që vinin nga vende të ndryshme. Objekti mbi të cilin janë përqendruar arkeologët është vula e Nefertitit, gruas së Faraonit Akheneton. Sepse kjo është vula e vetme e floririt e një mbretëreshe që arriti deri në ditët tona.

Anija e mbytur “Uluburun”, e cila u gjet afërsisht në thellësinë 45 m, është një nga anijet e mbytura të rralla mbi të cilën janë bërë gërmime e kërkime në këtë thellësi. Objektet gjenden në thellësi të ndryshme që ndryshojnë nga 44 m deri në 52 m.

 


Lajme të ngjashme