Muriqi dhe futbollistët e tjerë i bashkangjiten festivalit sportiv dhe kulturor, Etnosport

I organizuar nga Konfederata Botërore e Etnosportit, festivali mbahet për të katërtën herë në këtë vit me 16 kombe pjesëmarrëse, duke përfshirë edhe shtetin mysafir, Argjentinën.

Muriqi dhe futbollistët e tjerë i bashkangjiten festivalit sportiv dhe kulturor, Etnosport

Festivali Kulturor Etnosport ka filluar në aeroportin Ataturk në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).

I organizuar nga Konfederata Botërore e Etnosportit, festivali mbahet për të katërtën herë në këtë vit me 16 kombe pjesëmarrëse, duke përfshirë edhe shtetin mysafir, Argjentinën.

Yjet e futbollit, përfshirë futbollistët e Fenerbahçes, Vedat Muriqi dhe Emre Belözoğlu, si dhe futbollisti i Galatasaray-it, Radamel Falcao, gjithashtu i janë bashkangjitur festivalit për të bërë gjuajtje me hark.

"Nuk kam gjuajtur me hark më parë. Do të jetë interesant. Sporti nuk është thjesht një garë por edhe një faktor unifikues", tha sulmuesi Vedat Muriqi para se të gjuajë me hark.

Është paraparë që festivali të zgjasë deri më 6 tetor.

Rreth 1.000 sportistë do të garojnë në festival në 12 sporte tradicionale, përfshirë gjuajtjen me hark, mundjen tradicionale, mangala (lojë tradicionale për inteligjencë) dhe gjuajtje harkore me kuaj.

Vetëm garat në mundje tradicionale do të zgjasin katër ditë me gjithsej 300 pjesëmarrës.

Festivali i katërt i Kulturës Etnosport do të shfaq gjithashtu llojllojshmëri të mahnitshme të kuzhinave tradicionale nga e gjithë bota për vizitorët e festivalit.

Në eveniment prezantohen kuzhina nga 16 shtete nga e gjithë bota.

Përpos sporteve, fëmijët marrin pjesë në 40 lojëra tradicionale për fëmijë dhe ka gjithashtu 50 punëtori artizanale. (AA)



Lajme të ngjashme