Turizmi - Përgatiten filmat promovues të Turqisë për vitin 2020

Filmat e rinj promovues të përgatitur nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit do të shpjegojnë vlerat e Turqisë jashtë shtetit.

Turizmi - Përgatiten filmat promovues të Turqisë për vitin 2020

Filmat e rinj promovues të përgatitur nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit do të shpjegojnë vlerat e Turqisë jashtë shtetit.

Për “Filmin Promovues të Turqisë 2020” prej 90 sekondash me pamje nga vende të ndryshme të Turqisë, i përgatitur në përputhje me strategjinë e turizmit për vitin 2020 së bashku me 8 spote të tjerë të shkurtër, u punua në 10 lokalitete të ndryshme në 5 qytete të ndryshme të vendit.  

Krahas punimeve në Turunçpinari, Gjirin “Cennet”, Babadag, Patara, Kekova, Kapadokya, Kishën “Karanlik” në muzeun e hapur në Goreme, Rrugën “Kash”, Hierapolis dhe Stamboll, u incizuan pamje me dron edhe nga Lugina “Kelebekler”, Ishulli “Yassica”, Suluada, Gjiri “Gocek”, rruga Kash-Fethiye dhe Oludeniz.

Filmi me 3 versione të ndryshme për transmetim në tregjet e Perëndimit, Azisë dhe Azisë së Largët vë theksin në pasurinë dhe thellësinë kulturore të Turqisë.

Në filmin, ku udhëtimi shpjegohet me një fokusim në eksperiencë dhe një qasje të re dhe ndryshe, tregohet natyra, historia, pasuritë kulturore, vendet e besimit fetar, gastronomia e Turqisë dhe jeta argëtuese, blerja (shopping), moda dhe bota e kulturës në vend.

Krahas filmit promovues prej 90 sekondash, janë krijuar edhe 8 filma të shkurtër, që do të publikohen më shumë në median digjitale. Historitë promovuese prej 10-15 sekondash do të publikohen në formën e “reklamave seri” në median sociale por edhe në botën e televizionit.

Në filmat në fjalë theksohet se Turqia është një destinacion ideal për  udhëtime autentike, eksperienca të zbulimit, si dhe për udhëtimet familjare.  

Ndërkaq në filmat e shkurtër prezantues ofrohen pamje shumëngjyrëshe të Turqisë nga “Hedhja me parashutë”, “Hamamet”, “Kapadokya”, “Shëtitjet me Anije-zhytjet”, “Pishinat antike-Familja”, “Pulëbardhat”, “Valsi me ujin” dhe “Macet”.   

 


Lajme të ngjashme