Ditët e Kinematografisë Turke në Rusi

Filluan “Ditët e Kinematografisë Turke” në qytetin Ekaterinburg të Rusisë.

Ditët e Kinematografisë Turke në Rusi

Filluan “Ditët e Kinematografisë Turke” në qytetin Ekaterinburg të Rusisë.

Në ceremoninë e hapjes së programit të organizuar në një sallë kinemaje nga ana e Institutit Junus Emre (YEE) në Moskë, morën pjesë zëvendësministri i Kulturës së Rajonit Sverdlovsk, Sergey Radçenko, Konsulli i Nderit të Turqisë në Ekaterinburg, Sergey Trofimov, Drejtori i Përgjithshëm i Institutit Junus Emre në Moskë , Omer Ozkan dhe qytetarët rusë.

Në këtë aktivitet u ofruan gatime të kuzhinës turke, pati recital muzikor turk si dhe u zhvillua gara e njohurisë “Të njohim Turqinë”.

Gjatë ditëve të kinematografisë, çdo ditë do të shfaqen 2 filma turq me titra në rusisht.

Bëhet e ditur se aktiviteti do të përfundojë ditën e diel (29.09.2019).  



Lajme të ngjashme