Ankara – Festivali 4. i Kafesë mbledh terjaqinjtë në “Bilkent Center”

Kryeqytetasit turq, por edhe banorë të qyteteve të tjera që kanë ardhur në Ankara enkas për këtë festival, gjejnë shansin për të shijuar shumë lloje kafesh nën shoqërinë e muzikës “live” të interpretuar nga grupe të ndryshme vendase dhe të huaja.

kahve.jpg
kahve festivali
kahve festivali.jpg

Terjaqinjtë e kafesë u mblodhën të premten në Festivalin 4. të Kafesë në Ankara.

Në këtë festival, i cili po organizohet në “Bilkent Center”, krahas firmave me seli në kryeqytet, marrin pjesë edhe marka nga zona të ndryshme të Turqisë.

Kryeqytetasit turq, por edhe banorë të qyteteve të tjera që kanë ardhur në Ankara enkas për këtë festival, gjejnë shansin për të shijuar shumë lloje kafesh nën shoqërinë e muzikës “live” të interpretuar nga grupe të ndryshme vendase dhe të huaja.

Festivali përfshin gjithashtu shije të ndryshme që shoqërojnë kafenë; filxhanë, kupa dhe pjata që mundësojnë një shërbim shik të kafesë; si dhe ekspozimin e makinave të kafesë nga më të thjeshtat e deri tek ato industriale.

Ky festival do të qëndrojë hapur deri mbrëmjen e së dielës (29 shtator 2019).



Lajme të ngjashme