Rritet numiri i vizitorëve të muzeve

Autoriteti Statistikor i Turqisë (TurkStat) ka bërë të ditur se 28.2 milionë persona vizituan muzetë dhe rrënojat në të gjithë Turqinë në vitin 2018, shifër që shënon rritje prej 37.3 për qind nga viti në vit.

Rritet numiri i vizitorëve të muzeve

Autoriteti Statistikor i Turqisë (TurkStat) ka bërë të ditur se 28.2 milionë persona vizituan muzetë dhe rrënojat në të gjithë Turqinë në vitin 2018, shifër që shënon rritje prej 37.3 për qind nga viti në vit.

Sipas TurkStat, numri i muzeve në Turqi në vitin 2018 po ashtu u rrit me 3 për qind, duke arritur në 451.

Nga numri i përgjithshëm i muzeve, 200 janë nën administrimin e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, ndërsa pjesa tjetër janë në kategorinë e muzeve private.

“Numri i vizitorëve që paguan në muzetë dhe rrënojat e administruara nga Ministria u rrit me 44.5 për qind në krahasim me vitin e mëparshëm”, tha instituti.

Sipas të dhënave të TurkStat, numri më i madh i pronave kulturore të patundshme nën përgjegjësinë e muzeve ishte në Stamboll me 31.599.

Stambolli u pasua nga Izmiri me rreth 7.000 prona kulturore të patundshme dhe nga Mugla me pothuajse 4.500.

Sipas institutit, numri i parqeve kombëtare u rrit me 4.8 për qind dhe numri i parqeve natyrore u rrit me 9 për qind, krahasuar me vitin 2017.

Në vitin 2018, numri i parqeve natyrore u rrit në 243 dhe sipërfaqja e përgjithshme e tyre u rrit në gati 106.500 hektarë. (AA)



Lajme të ngjashme